Lajme

LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 27 April 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre.

LDK thotë se ditët si kjo janë mision për të mësuar për fatin e tyre, por dhe që të vihet në vend drejtësia në këtë çështje.

Ndër të tjera kjo parti shprehet se Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur fatin e të zhdukurve të luftës.

-Advertisement-

“27 prilli shënon Ditën e Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Janë bërë 25 vjet nga përfundimi i luftës së fundit, por që ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur nga regjimi i Serbisë; të cilët u vranë dhe masakruan të pafajshëm, nga makineria kriminale e ushtrisë dhe policisë serbe”, ka shkruar LDK në Facebook.

“Sot e asaj dite, çdo familjar i të zhdukurve jeton me ankth, pasi që nuk dinë gjë për fatin e më të dashurve të tyre”.

“Ditët si kjo e sotmja përveç që janë ditë përkujtimi; ato janë dhe mision në përpjekjet tona të përditshme për të mësuar për fatin e tyre, por dhe që ta vëmë në vend drejtësinë në këtë çështje”.

“Vendi ynë për të cilin dhanë jetë burra, gra, pleq e fëmijë nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera