“U kam thënë që nëse po më merrni në punë për shkak të etnisë unë nuk vi”, rrëfimi i gazetarit nga komuniteti ashkali
Autori: Hateme Smajli 14:02 | 04 May 2023
Gazetari Selamir Qerimi, ka rrëfyer për jetën e tij dhe karrierën si gazetar i ri nga komuniteti ashkali në mediat e Kosovës.
Ai në një storie të realizuar nga Gazeta Infokus për hapësirën që iu jepet në media komuniteteve ka thënë se e ka pasur të lehtë të kyçet në tregun e punës madje sipas tij ai ka filluar punë ditën që ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në degën e Gazetarisë.
Mirëpo sipas 24 vjeçarit, që aktualisht punon në televizionin T7, një fat të tillë nuk e kanë të gjithë të rinjtë nga komunitetet jo shumicë.
Ai për prezencën e vogël të gazetarëve nga komunitetet në mediat private në Kosovës ka thënë që nuk mundet të fajësojë këto të fundit.
Kjo sepse sipas tij janë komunitetet ato që hezitojnë të ushtrojnë profesionin e gazetarit, qoftë për shkak të problemit me gjuhën apo edhe sfidave dhe barrierave të tjera që mund të hasin.
“Në këtë rast unë më shumë e shoh problemin tek vetë pjesëtarët e komuniteteve që tash sdi s’kom statistika nuk e di sa është numri i studentëve që studiojnë ën fakultetin publik por edhe kështu në fakultetet private me aq sa kam njohuri është një numër tejet i vogël edhe për këtë arsye ndoshta nuk ka shumë interesim por nuk mundem me thanë që mediat nuk kanë interesim me i marr pjesëtarët e komuniteteve po flas për veti sa herë kom dashtë ose p.sh. punën e parë kru e kom pasë ose kam kërku praktikë me pas përgjigjja menjëherë ka qenë pozitive edhe nuk kom hasë në probleme”
Derisa ka thënë se në anën tjetër edhe entuziazmi që mund të tregojnë në media kur për punë paraqitet dikush nga komunitetet mund edhe të keqkuptohet duke treguar edhe një rast personal.
“Në këtë rast mundem me nda njërën prej përvojës time personale në njërën prej vendeve të punës kur kam shku me fol për punë edhe masi që jom pranu. E kam parë një entuziazëm prej tyne që kanë dashtë mem marr ndoshta edhe për vetë faktin që kam qenë pjesëtar i komunitetit edhe tu e pa entuziazmin e tyne jom ndal me mendu që a është qikjo arsyeja e vetme që po duan mem nal edhe ju kom than që nëse mendoni që mem marr në punë veç pse jam pjesëtar i komuniteteve unë nuk vi se para së gjithash po mendoj unë që duhet me u vlerësu dikush në aspektin profesional para se me pasë dikon prej komuniteteve”, ka thënë Qerimi.
Për më shumë ndiqni storien e realizuar nga Gazeta Infokus në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit:
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...