Kriza me Bordin e Trust-it ishte paralajmëruar nga Guvernatori Mehmeti në fillim të vitit 2022
Autori: Safet Gërxhaliu 14:43 | 08 March 2023
Në kohë kur kriza ekonomike është duke i kapluar shumë vende evropiane dhe më gjerë, një krizë e tillë nuk po e kursen edhe Kosovën.
Sot Trusti pensional i Kosovës si një ndër institucionet me kredibile dhe të pakontestuara në Kosovë është pa bord të kompletuar. Mos kompletimi i bordit me anëtarë të rinj apo të zgjedhur në këtë institucion është një shqetësim sepse paratë apo mjetet e fondit pensional nuk mund të investohen nëpër institucione të ndryshme investive, nuk mund të tërhiqen ato që janë të investuara dhe ky është një problem i madh. Është një paralizim total i Trustit i cili mund të ketë pasoja të rënda për mjetet e qytetarëve të Kosovës, por edhe imazhin e Kosovës për mosfunksionim të institucioneve relevante.
Duhet të thuhet e vërteta se si erdhi në këtë gjendje Trusti pensional. Këtë e ka paralajmëruar edhe Guvernatori i Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, i cili që nga fillimi i vitit 2022, i është drejtuar me kërkesë Ministrit të Financave dhe institucioneve të tjera të Kosovës, që të përshpejtohet emërimi i anëtarëve të rinj të bordit, por për fat të keq kërkesa e tij për emërimin e bordit ka hasur në vesh të shurdhër nga akterë vendimmarrës institucional. Sot jemi në një situatë të rëndë dhe të palakmueshme, ku në vend të hulumtohen mundësitë për investime, aty ku ka mundësi dhe për rritje të investimeve, sot duhet të pritet kompletimi i bordit me anëtarë të rinj të Trustit Pensional.
E tëra kjo ka të bëj me faktin se edhe Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës është në proces të zgjedhjeve për guvernator, proces i cili është duke kaluar nëpër sfida të ndryshme dhe të cilat janë mjaft shqetësuese.
Sot mund të thuhet lirisht se Trusti pensional është i paralizuar. Nuk duhet të fajësohet menaxhmenti i cili me kohë i ka paralajmëruar me shkresa institucionet , nuk duhet të fajësohet askush tjetër, përveç neglizhencës dhe injorancës së institucioneve qendrore të vendit, që si duket kërkojnë persona të volitshëm politik, por që po shkatërrojnë institucionet e Kosovës.
Kjo nuk po ndodh vetëm në TRUST-in pensional, por pothuajse në të gjitha ndërmarrjet publike dhe vendosja e tyre në këto pozita në ndërmarrjet publike, shumë më tepër po e dëmton Kosovën sesa po e ndihmon, sepse vërtet u mungon dijenia, përvoja, përkushtimi. Ata duan që të ata njerëz të përmbushin me militantë partiak e që si shoqëri dhe shtet do të bartim pasoja afatgjate.
Kosova meriton më shumë, më shumë zhvillim ekonomik, ku sundimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë një bazament për të ndërtuar një shoqëri prosperuese për të gjithë qytetarët e vendit. Nuk duhet të kemi qasje vetëm për të përmbushur epshet e militantëve politik.
Të tjera
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...