Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë shkon në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 04 March 2023

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, vizitoi ushtarët rusë në Ukrainë të shtunën.

Ministria ruse njoftoi përmes një deklarate në aplikacionin Telegram se zoti Shoigu inspektoi komandën e një prej formacioneve të Qarkut Ushtarak Lindor në Donetskun Jugor.

Shoigu është kritikuar për arritjet e dobëta të Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës. Në një video, ministri i mbrojtjes shihet duke shpërndarë medalje për forcat ushtarake ruse./VOA/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera