A do të ketë rritje të çmimit të energjisë? A po manipulon ZRRE-ja apo shefja e GP të LVV-së?
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 08 February 2023
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), të martën ka paralajmëruar shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023. Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, para Komisionit parlamentar për ekonomi të martën, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave. Mirëpo, ai nuk dha detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.
E këtë kërkesë të ZRrE-së e ka komentuar shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari Lila, e cila ka thënë se kërkesa të tilla për rritje të çmimit të energjisë janë bërë edhe më herët mirëpo që nuk ka ndodhur për shkak se qeveria ka intervenuar me subvencione.
“Përderisa kërkesa mund të kenë operatorët, dhe gjithë ata që janë pjesë e sektorit të energjisë dhe pastaj varet nga vendimi i ZRrE dhe nga veprimet e qeverisë. Ne kemi pasur kërkesë të tillë edhe më herët megjithatë ka intervenuar Qeveria me subvencion. Mbi 208 mijë familje janë përfitues jo vetëm të subvencionit përmes qeverisë që ka pagur por tash drejtpërdrejt ne gjepin e qytetarëve tashme ka zbritje të faturave tek ata që kursejnë dhe subvencionohen. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces të kemi komunikimin e rregullt të kemi gjitha akterët në këtë sektor në kryerje të detyrës. Edhe ne dje kemi kërkuar llogari nga ZRrE mbi borxhet në sektor që janë në mesë të operatorëve”, tha ajo.”, ka thënë Kusari Lila në një intervistë për Ekonomia Online.
Mirëpo Gazeta Infokus ka raportuar qysh nga viti i kaluar se në fillim të vitit 2023 pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë e arsyeja kryesore për këtë është pikërisht vonesa e subvencioneve nga ana e qeverisë.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Vonesa e subvencioneve të qeverisë, pritet rritje e çmimit të energjisë në vitin 2023
Gazeta Infokus me 26 dhjetor kishte siguruar dokumentin përmes të cilit kreu i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu u drejtohej zyrtarisht, ministres së Ekonmisë, Artane Rizvanollit, kryetarit të Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, tregti dhe industri, Ferat Shalës dhe drejtorit të përgjithshëm të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), që është i pashmangshëm rishikimi i tarifave të energjisë elektrike.
E arsye në këtë dokument përmendej pikërisht vonesa e subvencionimit nga ana e qeverisë, gjë të cilën deputetja e LVV-së, Kusari Lila po e konsideron si arsye pse nuk është rritur çmimi i energjisë ani pse sipas saj ka pasur kërkesë të vazhdueshme.
Në këtë dokument drejtuar KESCO-s, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, njofton KESCO-n për tejkalim të pragut të materialitetit si pasojë e vonesës së rimbursimit të mjeteve nga ana e qeverisë dhe ekspozimit ndaj çmimeve të larta që sipas tij hap rrugën për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të kërkuar nga operatorët energjetikë.
Në këtë dokument theksohet se në rast që për FSHU-në, nuk reflektohen kostot e parapara, atëherë ZRRE-ja do të miratojë shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.
Po ashtu kreu i ZRRE-së ka kërkuar nga operatorët energjetikë në vend që deri me 28 dhjetor ti dërgojnë atyre një raport të ndikimit financiar duke përfshirë të gjitha aspektet dhe po ashtu edhe të hyrat nga subvencioni ne kostot me shumicë.
Çfarë thotë vendimi i qeverisë për subvencionimin e FSHU-së?
Me 24 gusht, qeveria e Kosovës, kishte vendosur obligime shtesë për Furnizuesin e Shërbimit Publik dhe po ashtu kishte paraparë ndarjen e një buxheti në formë subvencioni nga Ministria e Ekonomisë në mënyrë që të përballohet kriza me energjinë dhe të mos reflektoje në rritjen e tarifave apo çmimit të energjisë në vend.
Mirëpo nga vera ministria e Ekonomisë nuk ka përmbushur pjesën e saj në kuadër të këtij vendimi të qeverisë për subvencionet dhe nuk i ka kryer ato me kohë.
Pika b e nenit 2 të këtij vendimi thekson se FSHU të përdorë fondet e “Qeverise së Republikës së Kosovës të dedikuara për llogaritë individuale të konsumatorëve fundorë që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal në formë të subvencionit, të cilat parandaluan rritjen e ndjeshme të tarifave dhe mundësuan tarifa më të ulëta, siç është përcaktuar me Vendimin e ZRrE-së V_1486_2022 të datës 07.02.2022 dhe V_1489_ 2022 të datës 08.02.2022, vetëm për dhe në emër të konsumatorëve fundor që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal, për të zbutur ndikimin e tarifave të energjisë elektrike tek qytetaret.”
Ndërsa sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Ministria e Financave ka ndarë 720 mijë euro nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për Ministrinë e Ekonomisë, në mënyrë që të subvencionohen faturat e energjisë elektrike të qytetarëve për muajin janar./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndës...
-
Jeta Rafuna: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Lumir Abdixhiku
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur n...
-
Biden bëhet për herë të parë stërgjysh
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të...
-
Skena apokaliptike nga Los Angeles: Shihni pasojat e deritanishme të zjạrreve
Zjarret rrethuan Los Anxhelosin këtë të enjte dhe ndërsa situata doli jas...
-
Kriptovalutat: Cilat janë parashikimet e ekspertëve për vitin 2025?
Të gjithë presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm në tregun...
-
Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
“Pranvera e hershme” – Ambasadori gjerman në Kosovë shijon Prizrenin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e...
-
Ramadani-Maqedoncit: Publikoje letrën që ia keni dërguar KFOR-it
Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bu...
-
Maqedonci e konfirmon letrën, Qeveria Kurti e respekton zotimin për mosdërgimin e FSK-së në Veri pa koordinim
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Qeveria e Kosovës ia kishte dërguar KFOR...
-
Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh persona...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...