Adoleshentja kanadeze fiton 48 miliardë dollarë në herën e parë që luajti loto
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 04 February 2023
Kur Juliette Lamour fitoi një xhekpot të lotos në herën e saj të parë që e luajti, adoleshentja iu drejtua menjëherë babait të saj, i cili edhe ashtu është një këshilltar financiar.
18-vjeçarja sapo mori 48 milionë dollarë kanadezë, duke u bërë kanadezja më e re ndonjëherë që ka fituar një çmim kaq të madh.
Por, derisa shumë moshatare të saj me pasuri të fituara papritmas mund të ‘fluturojnë’, Juliette synon të mbesë me këmbë në tokë.
Ajo prapë planifikon të përfundojë studimet dhe të bëhet mjeke.
“Po qaja – lot të lumtur – sigurisht|, tha ajo në Ontario Lottery teksa festonte fitoren e muajit të kaluar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Ende nuk mund ta besoj se kam arritur jackpotin e Topit të Artë në biletën time të parë të lotarisë”.
Juliette tha se kishte harruar gjithçka për lojën e luajtur derisa dëgjoi lajmin se dikush nga vendlindja e saj kishte fituar shortin e 7 janarit.
Kur ajo shkoi të kontrollonte biletën e saj përmes një aplikacioni në celular, një tingull u dëgjua dhe “Big Winner” u shfaq në ekran.
“Shoqja ime ra në gjunjë se s’i besohej”, tha Juliette.
“Ajo po bërtiste. Në fakt, të gjithë bërtisnin se unë fitova 48 milionë dollarë”.
Juliette tha se do të investojë “me kujdes” pjesën më të madhe të çmimit të parë me ndihmën e babait të saj, menaxher të parave.
Në fakt, babai i saj tashmë i ka dhënë asaj këshillën më të mirë financiare – ishte ideja e tij për të blerë një biletë lotarie.
Të tjera
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...