Asociacioni i Komunave thotë se norma tatimore është ngritur nga MF-ja, bazuar në çmimet e tregut
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 24 January 2023
Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka dalur me një sqarim në të cilin mohon se norma tatimore është ngritur nga komunat.
Nga ky asociacion, thonë se norma tatimore është ngritur pas rivlerësimit të pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, bazuar në çmimet e tregut.
”Pas reagimeve të qytetarëve për rritjen e çmimit të faturës për Tatimin në Pronë, duhet të sqarojmë se kjo rritje nuk vjen nga Komunat.
Fatura e tatimit në pronë përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese:
- Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe
- Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat.
Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.
Së këndejmi, vlen të sqarohet se Komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut.
Pra, çmimi i faturës së Tatimit në Pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore.
Kështu, me rritjen e çmimit të pronave (pa u rritur fare norma tatimore nga Komunat) është rritur automatikisht vlera e faturës së Tatimit në Pronë.
Ajo çka është varur nga Komunat nuk ka ndryshime, sepse ato mbeten të përkushtuara që të mos bëjnë ngritje në këtë kohë të vlerave të taksave për qytetarët, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve.
Me këtë rast, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend, Ligji i ri i Tatimit në Pronë, ku është kërkuar që norma tatimore aktuale të ulet nën 0.15%”.
Të tjera
-
LDK nuk i shkon kryeministrit Albin Kurti në darkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin K...
-
Prince Caffe hyn në tregun e Belgjikës
Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me d...
-
Presidentja Vjosa Osmani pozon si “sherife” në Texas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në ...
-
Loja s’ka nisur akoma, Ali Ahmeti publikon “Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare”
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti publikoi “Dekla...
-
Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë,...
-
Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M.,...
-
Temat e mëdha e kthejnë Kurtin tek opozita, darka e 13 majit si lutje për votë në Kuvend?
Tema e anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe votimi i Kodit Civil janë dy çë...
-
Nisin takimet VMRO – VLEN, për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është takuar me liderët e koalicion...
-
Memli Krasniqi i thotë “PO” ftesës së Kurtit për takim, LDK e AAK ende nuk kanë vendosur
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do t’i përgjigjet ftesës për një takim pun...
-
Abdixhiku takon kompozitorin Boshnjaku: Idetë e tij do t’i përfshijmë në “Rruga e Re”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar kompozitorin Florent Boshnjakun...
-
Policia e Kosovës i shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba në trafik për 24 orë
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2140 gjoba në trafik. ...
-
A do të shkojnë në darkën e punës të thirrur nga Kurti, flasin nga PDK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e t...