Bogujevci me fjalim në Këshillin e Evropës për dhunën seksuale gjatë viteve 90-ta në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 24 January 2023
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci po merr pjesë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin.
Bogujevci u shpreh se duke ardhur nga një vend ku burrat dhe gratë kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt të ndodhur jo shumë kohë më parë, nuk e ka menduar se sot do të fliste për një shtet tjetër të Evropës që sipas saj, po përjeton të njëjtin fat si Kosova.
“Duke ardhur nga një vend ku gratë, por edhe burrat, kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt jo shumë kohë më parë, kurrë nuk e kam menduar se sot do të flisnim për një shtet tjetër në Evropë që po përjeton të njëjtin fat. Duke parë se çka po ndodhë në Ukrainë, shpresoj që ky raport do të shtyjë, jo vetëm shtetet anëtare të prioretizojnë çështjen, por dhe të vendosin mbështetjen e tyre aty,ku është nevoja, për të adresuar dhunën seksuale që po ndodhë në Ukrainë nga ushtria ruse” – tha Bogujevci.
Nënkryetarja e Kuvendit, thotë se nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte, duke rikujtuar përjetimet e Kosovës në vitet e 90-ta.
“Nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte. Ne e kemi përjetuar këtë në Ballkan në vitet e 90-ta, duke përfshirë edhe vendin tim. Ne duhet të sigurohemi që ata që planifikojnë të implementojnë këto strategji, të dënohen e që fatkeqësisht shumë shpesh nuk ndodh” – deklaroi Bogujevci.
“Duhet të jemi të fortë dhe të vendosur që ata që bëjnë këso krimesh të tmerrshme, të vendosen para tribunaleve, para gjykatave dhe të marrin akuzat që i meritojnë në lidhje me këto krime” – shtoi ajo.
Bogujevci theksoi se tashmë ekzistojnë instrumente për të mbështetur viktimat dhe sipas saj, është me rëndësi që të mbijetuarit të dëgjohen. “Ne i kemi instrumentet në këto organizata që të mbështesim viktimat dhe duhet ta bëjmë pa hezituar. Dua të theksoj një aspekt tjetër të raportit për të cilin mendoj që është shumë me rëndësi, që të mbijetuarit të dëgjohen. Ne kemi shumë ide se çfarë duhet të vendoset në vend por, kur dëgjon të mbijetuarit dhe cilat janë nevojat e tyre, janë vendimtarë hapat të cilët ndërmerren në lidhje me ato nevoja”- përfundoi ajo.
Të tjera
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...
-
Izraeli në aksion të ri ndaj Hamasit në Gaza
Të premten më 10 maj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit - IDF publikuan pamje ng...
-
Suspendimi i kryesindikalistit, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagim...
-
LDK nuk i shkon kryeministrit Albin Kurti në darkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin K...
-
Prince Caffe hyn në tregun e Belgjikës
Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me d...
-
Presidentja Vjosa Osmani pozon si “sherife” në Texas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në ...
-
Loja s’ka nisur akoma, Ali Ahmeti publikon “Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare”
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti publikoi “Dekla...
-
Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë,...
-
Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M.,...
-
Temat e mëdha e kthejnë Kurtin tek opozita, darka e 13 majit si lutje për votë në Kuvend?
Tema e anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe votimi i Kodit Civil janë dy çë...
-
Nisin takimet VMRO – VLEN, për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është takuar me liderët e koalicion...