Në këtë datë nis gjyqi për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 14 December 2022
Për rastin e dhunimit të vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër Ekrem Rexhepit (26-vjeç), Shkëlqim Kamerit (19-vjeç) dhe tre të miturve tjerë. Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj dy personave të moshës madhore do të nis me 22 dhjetor.
Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Infokus zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar për dy të dyshuarit madhor E.R dhe SH.K. është caktuar me datën 22.12.2022 në ora 13:00”, tha Gashi për Gazetën Infokus.
Vajza 11-vjeçe dyshohet se ishte dhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën kishte nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Që nga ajo kohë pesë persona u lanë në paraburgim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë -Departamenti për të Mitur, ditë më parë njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: “E.R. dhe Sh.K., (madhorë), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11 vjeçares, të cilët gjenden në paraburgim”.
Sipas aktakuzës, “i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, ka njoftuar prokuroria.
“Po ashtu, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
E mitura dyshohej se ishte dhunuar e trafikuar edhe në qershor të këtij viti dhe për këtë rast, prokuroria ka deklaruar se “është në proces të zhvillimit të hetimeve, duke i dhënë prioritet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhünës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain
Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, d...
-
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë ore...
-
Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare
Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj...
-
Itali, arrestohen për dro*ë nënë e bir shqiptarë
Dy shqiptarë, nënë e bir janë arrestuar për drogë në Cuneo të Italisë, raport...
-
U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027
Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në...
-
Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova kons...
-
Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Kës...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...