Stojkoviq: Serbia gati për fitore, djathit zviceran do t’ia gjejmë vrimat e dobëta
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 02 December 2022
Trajneri i Serbisë, Dragan Stjkoviq Piksi ka thënë se kombëtarja e tij është gati për ta fituar ballafaqimin ndaj Zvicrës, në mënyrë që të kalojë në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Teksa foli në një konferencë shtypi, ish lojtari i Crvena Zvezdës nga Beogradi bëri njëfarë krahasimi interesant se si ekipi i tij duhet ta mposht atë të Murat Yakinit. Referencë ishte një prodhim ikonik i Zvicrës – djathi.
“Neve na pëlqen të flasim për djathin e tyre dhe t’i gjejmë pikat e tyre të dobëta – vrimat – për të arritur një rezultat të mirë”, tha Stojkoviq para ndeshjes, përcjellë klankosova.tv. “Ne jemi në dijeni se ndeshja me Zvicrën do të jetë e një rëndësie të madhe, duke e ditur se jemi të fundit në grup dhe ky është një fakt që duhet ta pranojmë. Në këtë kupë botë pati shumë befasi, por ne do të jemi gati”.
Serbia ka vetëm 1 pikë dhe ruan pozitën e fundit në grupin C, ndërsa Zvicra është e dyta, me 3 poena. Të parës i duhet vetëm fitorja për të ecur para (edhe kjo nësë Kameruni nuk befason duke e mposhtur Brazilin, po sonte), ndërsas Zvicrës i bën punë edhe barazimi.
“Kur është hedhur shorti për Kupën e Botës e kemi ditur se Brazili është në një dimension tërësisht tjetër dhe se ne duhet të luftojmë për vendin e dytë me Kamerunin dhe Zvicrën.
Ndeshja me këtë të fundit zhvillohet sonte nga ora 20, në stadiumin 974 dhe ajo pritet të jetë e tensionuar, për shkak të një historie që u ndodhi dy ekipeve në takimin e tyre të fundit, në Kupën e Botës Russia 2018, që pati përfunduar me fitoren e Zvcrës 2 me 1. Në atë lojë, dy lojtarë shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri patën shënuar për helvetikët. Njëri dhe tjetri bënë shqiponjën, pasi i dhanë golat dhe kjo u pa si një provokim për serbët.

T� tjera
-
Ymeri: Harxhohen para për xhipa e darka, e grave të dhunuara ju thuhet shko te burri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur sërish d...
-
“Arlinda nuk iu drejtua qeverisë”: Gërvallës i shpërndahet numri i telefonit pas deklaratës skandaloze
Numri i telefonit që pretendohet se është personal i ministres së Drejtësisë,...
-
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombë...
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...

































