Kupa e Botës 2022

Shaqiri rikthehet në stërvitje te Zvicra, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 29 November 2022

Xherdan Shaqiri është në dyshim për ndeshjen vendimtare në Kupën e Botës “Katar 2022”, kundër Serbisë. Megjithatë, ka sinjale pozitive se ai mund të luajë nga fillimi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 2 dhjetor, teksa pritet të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.

Shaqiri nuk u paraqit në ndeshjen kundër Brazilit, shkaku i shqetësime për një lëndim.

-Advertisement-

Dhe, “Blick” ka raportuar këtë të martë se ka një lajm të mirë te “Helvetikët”, pasi futbollisti nga Kosova është rikthyer në stërvitje, së bashku me Noah Okafor, i cili gjithashtu mungoi kundër Brazilit.

Megjithatë, sipas mediumit zviceran, të dy futbollistët u stërviten individualisht, pas ngrohjes.

Okafor ka probleme muskulore në bazën e ijëve, kurse Shaqiri mbi gju. “Shaqa” nuk u paraqit kundër Brazilit si masë paraprake për t’i ikur një lëndimi më të rëndë. Por, kur dihet rëndësia e ndeshjes së ardhshme, mund të besohet se Shaqiri mund të jetë në fushë të premten në mbrëmje.

Situata me Okafor thuhet se është më e ndërlikuar.

Drejtori te Zvicra, Perluigi Tami, foli për rëndësinë e të dy futbollistëve, veçanërisht të Shaqirit.

“Ne të gjithë e dimë aftësinë sulmuese të Shaqirit”, tha ai, duke shtuar se “është ende herët për të bërë një parashikim”.

“Më shumë do të dimë të mërkurën sepse dy ditët e stërvitjes para ndeshjes janë vendimtare. Nëse nuk mund të stërviteni siç duhet, do të jetë e vështirë”, deklaroi Tami.

Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, teksa Serbia është e treta me 1 pikë.

Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, kurse Kameruni është i fundit me 1 pikë.

Edhe sfida Brazil – Kamerun do të zhvillohet të premten.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy