Lajme

Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 27 October 2026

EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit nuk kanë prodhuar një fitues të qartë, me asnjërin nga dy blloqet kryesore që nuk arrin shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

Sipas projeksioneve të televizioneve izraelite, blloku opozitar që synon të zëvendësojë kryeministrin Benjamin Netanyahu pritet të marrë 52 deri në 53 ulëse në Knesset, ndërsa blloku që mbështet Netanyahun projektohet me rreth 50 ulëse.

Parlamenti izraelit, Knesset, ka 120 ulëse, ndërsa për shumicën parlamentare nevojiten të paktën 61 deputetë.

-Advertisement-

Partitë arabe mund të kenë rol kyç.

Një nga rezultatet më të rëndësishme të exit poll-eve është rritja e përfaqësimit të partive arabe. Sipas projeksioneve, Lista e Përbashkët dhe partia Ra’am mund të sigurojnë gjithsej 17 deri në 18 ulëse, çka mund t’i bëjë faktor të rëndësishëm në negociatat për formimin e qeverisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy