Fokus

Rasti i të moshuarës në Pejë/ Psikologia tregon çfarë duhet ndërmarrë shteti që viktima të tejkalojë traumën e përjetuar

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 02 November 2022

Para disa orëve është publikuar një video e cila ka tronditur opinionin publik, ku shihet një infermiere duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, shkruan Gazeta inFokus.

Psikologia, Antigona Qenaj Sejdiu, ekskluzivisht për inFokusin ka treguar se abuzimi me të moshuarit është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas Sejdiut, institucionet përkatëse duhet merren menjëherë me rastin në mënyrë që viktima të trajtohet dhe të rimarrë vetën nga traumat të cilat i ka përjetuar.

-Advertisement-

“Abuzimi me të moshuarit është një formë dhune që përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Ekzistojnë forma të ndryshme të abuzimit ndër to edhe abuzimi fizik. Abuzimi fizik ndaj personave të moshuar përfshin lëndimet e qëllimshme kundrejt këtyre personave, të cilat shkaktojnë dhimbje fizike ose dëmtime. Raste të tilla duhet të raportohen dhe institucionet përkatëse të merren seriozisht me rastin. Kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në parandalim dhe do të ndihmonte viktimën të rimarr veten nga trauma e përjetuar dhe problemet fizike dhe psikologjike që i janë shkaktuar”, ka thënë Psikologia.

Sejdiu ka shtuar se ngjarjet e tilla gjithashtu ndikojnë në mënyrë tejet shqetësuese tek publiku.

“Rastet e tilla janë shumë shqetësuese dhe publikimi në media mund të shkaktojë shqetësime të rënda psikologjike për publikun”, ka deklaruar Psikologia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera