Rraci për nisjen e fushatës së LDK-së: Zëri i qytetarëve që i dha jehonë gjithë Kosovës do të kurorëzohet me fitore me 9 shkurt
Autori: Gazeta inFokus
12:33 | 12 January 2025
Alban Rraci, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 38, e ka quajtur madhështor tubimin e kësaj partie në ditën e parë të nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.
Rraci i cili njëkohësisht është edhe kryetar i degës së LDK-së në Klinë ka thënë se të shtunën zëri i qytetarëve që morën pjesë masivisht në tubimin e LDK-së në Prishtinë i dha jehonë gjithë Kosovës.
Ai thekson se kjo jehonë do të kurorëzohet me fitoren e madhe me 9 shkurt në ditën e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Infokus.
“Sonte, zëri juaj i dha jehonë gjithë Kosovës, duke rene si kembane e ndryshimit të madh që tashmë ka nisur dhe do të kurorëzohet me fitoren e madhe më 9 shkurt! Në një tubim madhështor, ashtu siç i ka hije Lidhjes Demokratike të Kosovës, hapëm zyrtarisht fushatën që do të sjellë ndryshimin e domosdoshëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, shkruan ai.
Kujtojmë se Alban Rraci është ekonomist dhe afarist i njohur. Emri i tij është i lidhur ngushtë me trashëgiminë e babait të tij, Ismet Rraci, ish-kryetar i Klinës, një figurë e respektuar jo vetëm nga qytetarët atje por nga të gjithë, që u vra në rrethana ende të pasqaruara në prill të vitit 2001./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...































