Fushata e pazakontë: Gratë të notojnë pa sutjena në pishina
Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 26 August 2022
Një organizatë në Katalonjë po organizon një fushatë në të cilën argumenton se gratë duhet të notojnë topless në pishina, sepse në këtë mënyrë do të luftohet seksualizimi i trupit të femrës.
Sipas mediave të huaja, Departamenti i Barazisë dhe Feminizmit i Katalonjës bazuar në fushatën e shtetit spanjoll, i cili fton gratë plus size dhe të moshuara të shkojnë në plazh, vendosi të zbatojë idenë e tij.
Në fakt, shkak është bërë padia e dy femrave, pasi ato janë nxjerrë nga një pishinë, për shkak të mungesës së sytjenave.
Kështu organizata publikoi një video në rrjetet sociale ku tregon gjoksin e zhveshur të një burri dhe shkruan “kjo thithka lejohet”. Më pas tregon gjoksin e një gruaje të mbuluar nga dora e një gruaje dhe mbishkrimi lexon “por kjo është e ndaluar”.
“Seksualizimi i grave fillon që në moshë të re dhe na shoqëron gjatë gjithë jetës. Që ne duhet të mbulojmë gjoksin në vende të caktuara është prove”, thuhet në mesazhin e organizatës.
“Ne donim të përpiqeshim të luftonim diskriminimin që ndonjëherë hasin gratë kur shkojnë topless në vende të caktuara si pishina. Gratë duhet të kenë të drejtën e lirisë së shprehjes me trupin e tyre”, thuhet më tej.
“Këto diskriminime janë për shkak të seksualizimit të trupit të femrës dhe fillojnë që në moshë të re, kur vajzat veshin bikini. Shpresojmë që kjo fushatë ta ndryshojë këtë”, përfundon mesazhi. /abcnews.al/
Të tjera
-
Kosovarët i qëndrojnë besnikë Shëngjinit edhe pas liberalizimit të vizave
Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikët e bregdetit të Shëngjinit. Edhe këtë ...
-
Konfirmohet arratisja e Enver Sekiraqës, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se kanë ndërmarrë të gjitha masat...
-
Droni i policisë, gjobit shoferen që bëri tejkalim në vijë të plotë
Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila ...
-
Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e DASh-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pret në takim, nënsekretaren ...
-
Kurti i pret në zyrë udhëheqësit e koalicionit VLEN, thotë se i përgëzoi për rezultatin zgjedhor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot udhëheqësit e koalicionit V...
-
Zelensky: Rusia po përgatit ofensivë të madhe
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgati...
-
Zyrtarja e lartë amerikane mbërrinë në Ksoovë, pritet nga Ambasadori Hovenier
Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen,...
-
Kurti: Për katër vjet krijuam 87 mijë vende të reja pune, buxhetin e rritëm për 1 miliard
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot teksa ka folur për skemën e re të as...
-
Merr fund gjithçka, Ballkani kampion për herë të tretë
Skuadra nga Suhareka, Ballkani, edhe matematikisht është shpallur kampion i s...
-
Dokumenti që pretendon se Durmishi dëshmoi në policinë serbe, reagon ish-komandanti në UÇK-së
Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka reaguar lidhur me një “dokument”...
-
Jake Sullivan viziton në fundjavë Arabinë Saudite dhe Izraelin Këshill
tari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan udhëton të sht...
-
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija k...