Lideri lokal serb thotë se u kërcënua nga inspektori komunal në veri të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 23 August 2022
Lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, ka thënë për KoSSev se ka raportuar në Policinë e Kosovës kërcënimin e marrë nga inspektori komunal N.R. pasi që e kishte telefonuar dhe raportuar për “gërmime në shëtitore” në veri të Mitrovicës.
Pretendimet e Arsenijeviq akoma nuk janë konfirmuar, për faktin se inspektori komunal në një bisedë të shkurtër telefonike para se t’i parashtrohej pyetja, ka thënë: “mirupafshim, çdo të mirë”, transmeton Telegrafi.
Aleksandfar Arsenijeviq mbrëmë ka thënë për KoSSev se rreth orës 11:00, në shëtitoren e qytetit kishte vërejtur “gërmime” dhe një konstruksion të metaltë pranë ndërtesës ku gjendet selia e partisë Lista Serbe.
Ai pretendon se pas kësaj i është drejtuar menjëherë inspektorit komunal N.R, i cili nga vetura e tij zyrtare i ka bërë me dorë nga ndërtesa e re.
“Ai më injoroi, e më pas kur i telefonova dhe i thash se si qytetar dua të raportoj gërmime në shëtitore, ai më është përgjigjur duke thënë se kanë leje për këtë”, shtoi Arsenijeviq – duke shtuar se inspektorit ia ka bërë me dije se edhe këtë informacion do ta kontrolloj nëse është i saktë.
Arsenijeviq thotë se nuk ka informacione për atë se për çfarë punime bëhet fjalë, por theksoi se në shëtitore të gjitha kafiterive u është ndaluar të krijojnë kopshte – përkatësisht platformë për kopsht (gjelbërim).
“Tërë vijën ku gjenden kafiteritë në shëtitore inspektorët e vizitojnë çdo ditë për t’u siguruar nëse është vendosur ndonjë gurë pranë pemëve apo diçka e re – e në anën tjetër në atë pjesë lejohet që të gërmohet – madje po vendosen konstruksione të reja nga metali”, shtoi Arsenijeviq.
Ai pranoi se mbrëmë rreth orës 19:00 është telefonuar nga inspektori komunal N.R.
“Më tha – edhe njëherë nëse më thërret sikurse sot – do ta shohësh çfarë do të ndodhë – mos të ndodhë që të thërrasësh sërish”, pretendon Arsenijeviq – duke thënë se kur e ka pyetur nëse ky është një lloj kërcënimi – inspektori i është përgjigjur “jo që është kërcënim por do ta shohësh se çfarë do të ndodhë”.
Të tjera
-
Prishtinë: Arrestohen dy persona, dyshohet se hodhën bombë në drejtim të një veture
Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur n...
-
Arrestohen dy persona për shpërthimin e para një muaji në “Lagjen e profesorëve”
Një muaj më parë, në lagjen e njohur si “Lagjja e profesorëve”, ku kishte shp...
-
“Institucion i jashtëligjshëm i Serbisë” – Sveçla tregon arsyet pse u mbyll “Banka Postare e Kursimeve” në veri
Policia e Kosovës, këtë të hënë e ka filluar një aksion në veri të vendit ku ...
-
Mbyllen gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore në veri
Gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore janë mbyllur në veri të vendit gjatë...
-
Kurti publikisht ‘favorizon’ kompaninë që po kryen renovime në QKUK
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë përuruan sot renovimet n...
-
Vërshimet në Prishtinë- MPB del me një njoftim për qytetarët
Pas situatës me reshjet e shiut në kryeqytet dhe vërshimeve në disa zona, Min...
-
Deputeti Shala: LDK është për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë, nëse Kurti do zgjedhje le të dorëhiqet
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë për FrontOnline thotë se për subjektin ...
-
Policia shpall në kërkim personat në foto
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Polic...
-
Aksion i madh policisë në veri të Kosovës, bastisen disa institucione
Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në veri të Kosovës ku ka bastis...
-
Apeli ua ul dënimin dy të akuzuarve në rastin e njohur si “Fondi 3%”
Gjykata e Apelit a vendosur të ndryshojë vendimin e shkallës së parë ndaj të ...
-
30 maji dita kur vendoset për zgjedhjet e reja, a po pajtohet opozita për shpërbërjen e Kuvendit?
Në mënyrë që Kosova të shkojë në zgjedhje në muajin qershor ose korrik ashtu ...
-
Ministria i ndan 8.5 milionë euro për sektorin e bletarisë
Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për sek...