Fokus

Dhjetë raste të dhunës në familje për një ditë, gjashtë prej tyre në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 10 August 2022

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm për 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Prej këtyre rasteve gjithsej gjashtë kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës.

Rasti i parë është raportuar në Gllogoc ku thuhet se ka ndodhur të hënën rreth orës 22:08 e ku njoftohet se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj  bashkëshortes së tij.

-Advertisement-

“Gllogoc 08.08.2022 – 22:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Dy raste të tjera kanë ndodhur në kryeqytet e ku këto raste janë njoftuar nga vetë gratë.

“Prishtinë 08.08.2022 – 19:00. Ankuesja femër  kosovare raporton se i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i saj) e ka sulmuar fizikisht dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”

“Prishtinë 08.08.2022-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, vjehrri i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shkaktuar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po ashtu dy raste të tjera kanë ndodhur  në Fushë Kosovë si dhe një në Podujevë e ku në të trija rastet viktimave u është ofruar tretman mjekësor.

“Fushë Kosovë 09.08.2022 – 02:25. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar viktimën femër  kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

“Fushë Kosovë 09.08.2022 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër  kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”

“Podujevë 08.08.2022-18:13. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Ndërsa, në rajonin e Prizrenit kanë ndodhur edhe dy raste të tjera të dhunës ku tek të dyja rastet dhuna e ushtruar është nga bashkëshortët.

“Prizren 08.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”

“ Prizren 09.08.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa sot e ka dëbuar edhe nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti i nëntë në Kosovë, ka ndodhur në rajonin e Gjakovës ku raportohet se i dyshuari për dhunë ndaj bashkëshortes gjendet në arrati.

“Gjakovë 09.08.2022-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

E po ashtu rasti i dhjetë i dhunë në familje është raportuar në Vushtrri e ku ankuesja ka treguar policisë se bashkëshorti po ushtron dhunë ndaj saj n ë  vazhdimësi.

“Vushtrri Shtator -2021-06:00. Me 09.08.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policis2ë së Kosovës.

Ndryshe, vetëm dje (e martë), në  vendin tonë kanë qenë të raportuara gjashtë raste./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera