Abazoviq: Mali i Zi e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 05 July 2022
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai, në tryezën e 26-të me radhë që organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, ka theksuar se e përkrahin edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, por edhe për Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë që të ecin para në rrugën evropiane.
“Ballkani Perëndimor i tëri duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo do të ishte për sigurinë dhe perspektivën e rajonit, të gjithë së bashku mund të kemi sukses”,ka thënë Abazoviq.
Tema e kësaj tryeze ishte “Antiteza, transformime, arritje në një botë në ndryshim”, në këtë tryezë do të marrin pjesë liderë shtetesh, ministra kabineti, drejtues të organizatave ndërkombëtare, drejtues nga biznesi, financat, profesionistë nga akademia dhe mediet. Aty ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Krahas Kurti, të ftuar në panel janë edhe Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Paneli do të drejtohet nga Joan Hoey, drejtor për Evropë, The Economist Intelligence Unit, redaktor, The Democracy Index.
Të tjera
-
Qeveria ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë mbi 10 mijë euro për mbështetje financ...
-
Zhduket një 56-vjeçar nga Peja, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Familja Pupovci nga Peja po kërkojnë ndihmë për gjetjen e familjarit të tyre,...
-
Kurti shkoi në Hamburg për të parë “kontrollin kulmor të mallrave” që bëhet me skaner me rreze X
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar në Hamburg për të parë nga afër...
-
Moti i nxehtë, shtohet numri i pacientëve në QKMF – “Evitoni ekspozimin në diell, pini sa më shumë ujë”
“Ai saçi i nxehtësisë këtë javë do të jetë i stacionuar bash mbi rajonin tonë...
-
Xizang-u bën hapa të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjelbër dhe me cilësi të lartë
Rajoni Autonom i Xizang-ut në Kinën Jugperëndimore do të shfrytëzojë më tej p...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Nekibe Kelmendit, Presidentja ...
-
”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipë...
-
“FSHF mos bashkëpuno me një shtet gjenocidal” – Tifozët i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e organizojë evropianin për të rinj me Serbinë
Tifozët shqiptarë nga stadiumi ku Shqipëria u ndesh me Kroacinë i kanë dërgua...
-
IHMK: Në shkollat ku s’ka kondicioner e ujë të mjaftueshëm, orët të shkurtohen në 30 minuta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperatu...
-
Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rru...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...