Auditori që akuzohet nga BQK për ‘pazare’ në shkëmbim për vazhdim të mandatit, zgjidhet Zëvendës Auditor i Përgjithshëm
Autori: Ermirë Berisha 13:26 | 14 April 2022
Zyra Kombëtare e Auditimit ka zgjedhur zëvendës auditor i përgjithshëm. Në këtë pozitë siç ka siguruar informata Gazeta Infokus është zgjedhur Bezad Halilaj. Përzgjedhja e tij është bërë me datën 29 mars, ndërsa nuk është bërë e ditur deri me tani për shkak të afateve të ankesave.
Zëvendës auditor i përgjithshëm, Bezad Halilaj është emër i njohur kur në shkurt të këtij viti u emërua nga Qeveria në pozitën e anëtarit të Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës. Në rastin e zgjedhjes në këtë pozitë, Halilaj është përfolur si i afërt me pushtetin e Albin Kurtit, por nuk është asnjë argument qe i njëjti ka pasur lidhje apo ka qenë aktiv në partinë e kryeministrit.
Kurse, rast tjetër për të njëjtin ka akuza të rënda për jo profesionalizëm e tendencë për përfshirje në dallavere gjatë punës së tij si auditor në Bankën Qendrore të Kosovës.
Ka qenë vetë zëvendës Guvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, i cili ka akuzuar Bezad Halilajn për gatishmërinë e tij që të bënte kompromise vetëm që t’i vazhdohej kontrata në BQK si auditor.
Sipas Havollit, këtë çështje ia kishte ngritur një mik i përbashkët i tyre.
“Më thirri një shok në atë kohën e pjesës së zgjedhjes së Auditorit të Brendshëm dhe tha për ish-auditorin, “…shok, thash mirë shumë, tha është pak i pakënaqur me këtë pjesën e disa gjetjeve që i ka dhe diçka i është vështirësuar komunikimi”, thash normal është me pas komunikim të vështirësuar menaxhmenti me auditorin, është normale. Ai tha “është i gatshëm me i hek ato gjetje nëse ti më thua këtu që ja vazhdoni mandatin””, tregoi Havolli në një intervistë në #KallxoPernime.
Havolli shtoi se në atë moment kishte vendosur që auditori në atë kohë nuk mund të ketë integritet të mjaftueshëm, pasi që kishte bërë kompromise për vazhdim të kontratës së tij.
“Ai është momenti që unë vendosi që auditori nuk mund ta ketë integritetin e mjaftueshëm sepse për vazhdim të kontratës së vet është i gatshëm me bo kompromise në raport të auditorit”, ka treguar tutje Havolli.
I kontaktuar nga Gazeta Infokus, Sokol Havolli ka deklaruar se nuk ka as çka i shton e as çka i hekë asaj që ka deklaruar publikisht për Bezad Halilajn.
Por kjo nuk e ka penguar Zyrën Kombëtare të Auditorit që pikërisht Bezad Halilajn ta zgjedh në pozitën e Zëvendës Auditorit, një pozitë kjo tejet e lartë për kontrollin dhe identifikimin e shkeljeve që bëjnë institucionet shtetërore.
Në njoftimin për kandidat të suksesshëm thuhet se Bezad Halilaj ka marr gjithsej 258 pikë dhe është vlerësuar si më i miri për pozitën e Zëvendës Auditorit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...
-
Aksident mes një veture e motoçiklete te Mensa e Studentëve në kryeqytet
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur mes një veture dhe një motoçi...
-
Mergim Lushtaku viziton bizneset në Prishtinë dhe Mitrovicë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Lendita Bekteshi fton qytetarët të bashkohen në tubimin zgjedhor në Shtime
Kandidatja për deputete me numër 66 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Haradinaj i reagon Konjufcës: Votuat me Srpska’n kundër UÇK-së, i falët tokë Manastirit e miliona për rrymë po i çoni në Serbi
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Da...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka qenë kundërshtare dhe gati armiqësore karshi mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë
SBASHK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot është mbajtur ...
-
Haradinaj pas vizitës në SHBA: Në Amerikë e shohin Kurtin si një njeri me agjenda të dyshimta
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj tha se SHBA-...
-
OVL e UÇK-së zgjedh kryesinë e re
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka ...