Koronavirusi në mes shkencës dhe politikës
Autori: Gezim Podgorica 19:06 | 03 June 2021
Në një periudhë kur shumë vende të botës vazhdojnë të kenë alarmin e kuq në lidhje me koronavirusin Covid 19 dhe shpërndarja e vaksinave është kthyer në një shqetësim serioz për OBSH-në, po inspirohen teori lidhur me krijimin e kësaj sëmundjeje nga laborator, duke mos e konsideruar si një sëmundje zoonotike. Studimi mbi gjurmueshmërinë e Covid-19 prej kohësh është në optikën e shkencëtarëve më të përparuar të botës dhe misionet kërkimore në këtë drejtim nuk kanë rreshtur së punuari. Një ekip prej 34 ekspertësh nga vende të ndryshme të botës qëndruan në një mision kërkimor plot katër javë nëWuhan duke studiuar gjurmueshmërinë, si një element me rëndësi për të gjetur burimin e kësaj sëmundjeje dhe për të angazhuar e koordinuar mendimin e përbashkët shkencor në përcaktimin e rrugëve efikase që të luftojnë pandeminë.
Që në fillim të shfaqjes së pandemisë, Kina ka patur një komunikim të hapur dhe intensiv me OBSH-në, por edhe me organizma shkencorë në shtete të ndryshme të botës për t’I dhënë transparencë këtij problemi, por edhe për të koordinuar veprimin dhe të dhënat shkencore me të gjitha qendrat e angazhuara në këtë sfidë globale. Jo vetëm misioni I ekspertëve të OBSH-së, por edhe shkencëtarë të pavarur e grupe të veçanta të angazhuara në këtë drejtim , pas hulumtimesh të shumta pohuan mundësinë e trasmetimit të virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit . Studimi I përbashkët I OBSH-së me palën kineze nënvizoi se një dalje nga laboratori “ është jashtëzakonisht I pamundur” . Në fund të marsit kur u bënë të njohura rezultatet dhe provat, ekipi propozoi kërkime të mëtejshme në drejtime të ndryshme e fusha ku studimet kërkoheshin të ishin më të thelluara,por përjashtoi mundësinë e daljes nga laboratori , madje duke e konsideruar këtë një teori spekulative. Ditët e fundit, me realizëm, kryeministri britanik Boris Jonson në një intervistë me mediet kanadaze pohoi se “ Dua ta them qartë ,ajo që kam parë nuk tregon se dyshimi kryesor( për burimin e virusit) është dalja nga laboratori” . Shkaku kryesor nënvizoi ai, mund të jetë një sëmundje zoonotike, e cila shkaktohet nga kafshë tëegra të rritura me një mënyrë të caktuar. Kryeministri britanik ka qënë I drejtëpërdrejtë në këtë deklaratë, dhe I është kundërvënë në mënyrë diplomatike të gjithë zërave, pavarësisht në se vijnë nga SHBA apo diku tjtër, se përballë manipulimit politik, duhet t’I nënshtrohemi gjykimit shkencor.Ka mëshumë se një vit që bota po ballafaqohet egër me këtë pandemi dhe gjurmueshmëria e virusit është detyrë dhe përgjegjësi globale. Siç ka rezultuar në mënyrë të provuar, rastet e hershme të infektimit janë zbuluar në vende të ndryshme të botës dhe kjo I ka vënë shkencëtarët përballë ekuacionit të vështirë të gjetjes së origjinës . Pavarësisht vishtirësisë në përcaktimin e origjinës shkencëtarët bashkohen në një pikë : Atë të përjashtimit si mundësi të daljes nga laboratori ! Ishte janari I vitit 2020 kur u shfaq nëWuhan, apo muaj më parë që vende të ndryshme nuk e identifikuan dot- kjo akoma mbetet për t’u ballafaquar me të dhëna që nuk mund të anashkalohen. Ish –drejtori I Qendrës për kontrollin e sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield një vit më parë pohonte se ndër të vdekurit gjatë sezonit të gripit nisur nga shtatori I vitit 2019, një pjesë e rasteve ishin më Covid-19. Pikpyetjet për rastin 0 edhe në SHBA bëhen më të komplikuara dhe vetëm një hetim I papolitizuar të dërgon në adresën e saktë të fillimit të kësaj sëmundjeje,pa qënë nevoja që me teori të pabaza e spekulative, të mjegullohet edhe më tepër rruga që të çon drejt të së vërtetës.
Teoriaspeculative e daljes nga laboratori e spopnsorizuar mediatikisht nga ish-Presidenti Trump ka marrë përsëri vëmendje. Ashtu sin ë rastin e promovimit të kësaj teorie muaj më parë, edhe tani,politika kërkon ta sfidojë mendimin e të dhënat shkencore, dhe të drejtojë akuzën ndaj Kinës si përgjegjëse për këtë gjë. Respektimi I shkencës I verifikuar nga burime të ndryshme alternative dhe jashtë ndikimit të sforcuar politik, është veprimi më racional që duhet bërë në këtë moment kur kriza pandemike shton në mënyrë të papritur dallgët e saj dhe kur më shumë se 15 milion njerëz janë viktima të sëmundjes qëështë prezente në të katër anët e globit. Gjurmimi I virusit vijon të mbetet një mision I vështirë,por ama deri tani nuk ka dhëna të tjera të provuara shkencërisht se kemi të bëjmë me një dalje nga laboratori.
Solidariteti global në luftën kundër koronavirusit më pak se çdo gjë tjetër ka nevojë për politikë, pasi vënia e politikës mbi shkencën, dëmton më së shumti përpjekjen e koordinuar e të domosdoshme që kërkon beteja ndaj pandemisë. Teoritë e rigjallëruara për një dalje nga laboratori ndërhyjnë në një betejë e cila fitohet nga shkenca dhe dëmtohet nga politika. Sigurisht në qendër të kësaj lufte kërkohet të vendoset Kina, por realiteti I luftës kundër pandemisë, solidariteti I dëshmuar I Kinës për shpërndarjen e vaksinave dhe angazhimi konkret I këtij vendi në këtë luftë, bëjnë që teoritë spekulative në këtë drejtim të mbesin të pashpresa se mund të zënë vend.
Vetëm disa ditë me parë, Presdienti kinez Xi Jinping në Samitin Global të Shëndetësisë premtoi shtimin me 3 miliarë dollarë të ndihmës ndërkombëtare në përkrahje të veprimeve kundër Covid-19. Por angazhimi I Kinës nëkëtë sfidëështë kompleks dhe I prekshëm,përkundër shumë angazhimeve të shteteve të tjera që trumbetuan me zë të lartë solidaritet,por grumbulluan pafund e jashtë nevojave të tyre vaksina. Xi rikonfirmoi në samit gatishmërinëpër transferimin e teknologjive të prodhimit të vaksinave në vende të ndryshme për të realizuar një produkt të përbashkët. Kina ka shpërndarë vaksina falas në më shumë se 80 vende dhe ka eksportuar në 43 vende të tjera. Pikërisht kjo përmasë humanzmi që ka krjiuar domosdo simpati për Kinën dhe kontributin që po jep ajo në këtë moment delikat të përballjes me pandeminë, ka xhelozuar shtete e qarqe të ndryshme,duke sponsorizuar teori absurde që lidhen me krijimin në laborator të koronavirusit.
Gjurmueshmëria e koronavirusit deri tani ka si referencë shkencore dhe të argumentuar raportin e OBSH-së , publikuar në fund të marsit të këtij viti,ku shkencëtrët nga 10 vende të ndryshme të botës kanë përcaktuar katër mënyrat e mundshme të shfaqjes së koronavirusit tek njeriu, që konsistojnë në : Infektimi me bartës të ndërmjetëm, I konsideruar ky si I mundshëm dhe shumë imundshëm; infektimi I drejtëpërdrejtë I konsideruar I mundshëm dhe relativisht I mundshëm; infektimi nepërmjet zinxhirit frigoriferik I konsideruar në nivel si I mundshëm; dhe infektimi nga laboratori I konsideruar në mënyrë të prerë : si jashtëzakonisht shumë pak I mundshëm.
Megjithëse nuk ka asnjë të dhënë të provuar e bazuar në mundësinëe infektimitnga laboratori, artikulimi I kësaj teze po bëhet me zë të lartë nga politikanë e media të ndryshme. Thua kanë gjetur diçka tëvërtetë ? Sigurisht që jo, pasi në se do kishte fakte dhe argumente të besueshme, ato do I servireshin publikut menjëherë, por kanë gjetur të udhës ta instrumentalizojnë politikisht dhe të sulmojnë Kinën.Duket një përpkeje e mundimshme dhe pa rezultat , pasi shkëncëtarët nga vende të ndryshme e kanë konfirmuar, por edhe argumentuar tezën e pabazë të daljes nga laboratori. Politizimi I gjurmimit jo vetëm pengon ndjeshëm bashkëpunimin global, por dëmton edhe përpjekjet që nevojiten të jenë të koordinuara në këtë pikë.Ndërkohë kritikat ndaj Kinës nuk mund të ulin kontributin e madh që po jep ajo në këtë përballje të madhe . Adresa kineze për solidaritet e bashkëpunim mbetet më e kërkuara, por edhe dëshmi e një përpjekjeje të sinqertë në këtë sfidë globale.
Të tjera
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...
-
Ramush Haradinaj kujton “Betejën e Çabratit”: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të ...
-
Alarmon Shenoll Muharremi pasi rriqërat pickuan atë dhe fëmiun e tij
Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi ka alarmuar opinionin pasi është ...
-
Gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi në lumin Buna
Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. ...
-
Policia e Kosovës gjen dy kamera të cilat i kishin vendosur kotrabanduesit në rrugët malore
Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pa...