Profesori nuk përmbahet, seks me partneren gjatë mësimit ‘online’
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 15 January 2021
Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos në Itali, filloi një video didaktike, për të përfunduar temën e shpjeguar dhe duke menduar se nuk ishte ‘online’, nisi të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren. Profesori, në fakt gaboi: kamera kapi gjithçka dhe të gjithë studentët e panë atë.
Sipas shtypit italian, ngjarja, sa e pazakontë, aq edhe komike, ka ndodhur para Krishtlindjeve. Incidenti iu raportua menjëherë drejtorit të Akademisë së Arteve të Bukura, Luca Cesari, i cili thirri profesorin për shpjegime. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen dhe shkruajti një letër ku i kërkonte falje studentëve.
Sipas “Il Resto del Carlino”, e cili raportoi ngjarjen, drejtori i Akademisë së Arteve të Bukura, është përpjekur ta justifikojë vartësin e tij.
“Është një mësues i shkëlqyer, edhe shumë i ndjekur, që studentët e duan, por ajo që ka ndodhur gjatë një leksioni të tij, përfaqëson një episod shumë të rëndë, duke parë vendin se ku ndodhi. Reagimi i menaxhimit të situatës, nuk mund të ketë qenë i ndryshëm nga ai që ishte. Nga njëra anë, ne menjëherë takuam studentët për të dëgjuar mendimin e tyre. Pastaj kemi thirrur profesorin, i cili e kuptonte mirë pozicionin e studentëve dhe të institucionit, duke dhënë dorëheqjen spontanisht dhe me vetëdije. Duke bërë këtë, ai dëshiroi t’iu drejtohej studentëve me një letër përshëndetëse dhe lamtumire. Vlerësimi dhe miqësia që unë personalisht kam për të, nuk kanë ndryshuar asnjë gjë. Por jeta e tij dhe jeta artistike, didaktike dhe kulturore e Akademisë Urbino, duhet të dallohen qartë. Kjo është një humbje e dhimbshme për ne, për kolegët, për ata që ndjekin kurset e tij”, – tha Cesari në një deklaratë.
Falja e profesorit – “Mendova gjithçka, përveç se nuk mund të shihesha drejtpërdrejt. Nuk e kisha takuar personin që ishte me mua për disa muaj, për shkak të pandemisë. Një distancë që peshonte, sepse e jona, është një marrëdhënie e qëndrueshme. Unë jam i trishtuar, sepse një gjë e këtij lloji nuk më kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë më kurrë”, tha mësuesi, nga ana e tij, i cili u kërkoi falje studentëve dhe shkollës.
“Të bindur, se studentët ishin të zënë duke ndjekur videot dhe mësimin, unë me partneren e lëshuam veten… Unë u dorëzova. Unë do të doja të gjykohesha nga pikëpamja njerëzore, sepse nuk jam një pervers dhe as një ekzibicionist. Dhe për këtë arsye menjëherë pas episodit, unë dhashë dorëheqjen nga drejtimi i institutit Urbino. Unë do të doja të kuptohesha dhe jo të gjykohesha për atë që ndodhi gjatë atij mëngjesi”, përfundoi profesori italian.
Të tjera
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...
-
Këta janë babai me dy djemtë që u plago*sën në Pejë, po trajtohen në QKUK
Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë, nga të shtëna...
-
Ky është personi që po dyshohet për plago*sjen e tre personave në Pejë, i bastiset shtëpia
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen nga pozita e kryeta...
-
Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë
Sonte nuk ka qetësi në Pejë. Pas incidentit të rëndë të ndodhur çaste më parë...
-
Rivotimi në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton një vend në parlament
Pas përsëritjes së votimeve të mërkurën në shtatë qendra në zonat zgjedhore n...
-
Flet Ardian Maznikolli: S’kam gisht në plago*sjen në Pejë, gjendem në Austri
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Njëri nga të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë
Njëri nga tre të plagosurit në qytetin e Pejës është në gjendje të rëndë. ...
-
Natë plagosjesh në Pejë dhe Prizren
ë paktën pesë persona, tre në Pejë dhe dy në Gjonaj të Prizrenit, janë plagos...
-
Gërvalla diskuton me kongresistin amerikan për sigurinë e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kongresistin ...
-
PAMJE TË RËNDA! Momenti kritik kur ndodhi plag*osja e trefishtë në Pejë
Tre persona dyshohet të kenë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ar...
-
Lajmi i fundit: Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë
Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte ...