A TË INTERESON JETA JOTE !
Autori: Doruntina Grulaj 18:28 | 09 November 2020
Shkruan : Doruntina Grulaj
Gjatë procesit të jetës fillimisht ne jemi “ tabula rasa “ si një fletë e bardhë më pas vazhdojmë  plotësojmë atë, jo gjithmonë sipas dëshirës dhe vullnetit tonë. Ka shumë implikime rrugëtimi i jetës  nëpër të cilin kalojmë dhe kërkohet përgjegjësi nga ne që vendimet ti marrim vet duke qëndruar me mendje të kthjellët, por a ndodh kjo çdoherë padyshim se jo. Pikërisht këtu edhe nis çrregullimi i njeriut i cili humb interesimin e tij për jetën nga një ngjarje, ndodhi apo krizë ai dorëzohet para çdo përballje tjetër pastaj të tjerët veprojnë me të si të duan.
Duke u munduar të jemi ata që jemi ne shpesh degradojmë derisa na shfaqet një pamje tjetër e jona, atëherë lind dyshimi ; Jam i tillë apo veprova ashtu se duhej, veprova drejt apo kërkohej ky veprim si mbrojte kundërsulmi? Pastaj ndodh shpesh herë me disa njerëz sillemi aq mirë derisa na e marrin për dobësi, këtu dallojmë dhe kuptojmë se kjo është çështje e karakterit të personit që kemi të bëjmë jo se ne jemi të këqinjë. Prandaj kemi arritur në një pikë ku asnjëri s’mund ta njoh tërësisht tjetrin.
Jetojmë në një kohë kur lirisht mund të themi që një pjesë e madhe e njerëzimit s’mendon tjetër veç paranë, për qëllime luksi, jetë të shfrenuar dhe të manipulojë me tjerët. Ne përballemi thuajse çdo ditë me njerëz të tillë që aktrojnë duke u shfaqur para nesh në ata që nuk janë derisa shfaqet karakteri tyre i vërtet!
Njerëzit e sinqertë në këtë jetë kaosi rrallë mund të jenë rehat me të tjerët sepse ata luftojnë shumë padrejtësi që një pjesë e madhe tjetër e shoqërisë lajthitet nga ato, si psh. u binden lehtë, nuk janë të besueshëm, pranojnë edhe favore të ndryshme qoftë pune, bashkëpunimi, apo edhe në raportin ndjenjë dashurie.
Njerëzit e drejtë vërtet heqin më shumë por, ata janë të fortë falë vetëbesimit optimizmit që kanë arrijnë kënaqen me jetën, veprimet e tyre dhe nuk shtiren para askujt. Kur hasin në padrejtësi ata janë reagues të shpejtë dhe të prerë në vendime, ofrojnë ndihmë pa hezituar janë altruist me tjerët, qëllimi tyre mbetet lumturia parë si esenca e jetës dhe si shoqërim ata duan ta kenë ndërgjegjen e qetë dhe vazhdojnë i buzëqeshin jetës i gëzohen asaj me çdo peripeci që ka.
Njeriu i sinqertë jep kontributin e tij që të bëjë një shoqëri më të mirë për të gjithë, por kur has shumë padrejtësi sheh se është rrethuar me njerëz që përcjellin energji negative, kur sheh se ata  nuk ja duan suksesin as të mirën fillon e vendos të bëjë seleksionime të shumta në rrethin e tij, kur merr këto masa pak kohë ai qëndron më shumë vetëm derisa me këtë veprim ai ruan gjendjen emocionale dhe mendore të tij që mos të ushqehet me negativitet as mos të kthej të keqen me të keq, thjeshtë në heshtje i lejon të shkojnë ata që tentuan ta dëmtojnë, dhe vazhdon drejtimin e tij duke qenë i interesuar për veten dhe jetën.
Të tjera
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...
-
Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën
Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpim...
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Qytetarët në Ferizaj dalin në ‘peshkim’ pas reshjeve të shiut
Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas p...
-
Vdẻs i moshuari nga Novi Pazari në një hotel në Prizren, dyshohet për su*m në zemër
Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po që...
-
Ish-drejtori i KEK-ut publikon fakte për keqmenaxhimin dhe humbjet që ai thotë se po e qojnë Korporatën drejt falimentimit
Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi, përmes një shk...