Lajme

Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 04 May 2024

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i njëjti ishte duke drejtuar automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi të bërë për media thuhet se, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera