Skandaloze: Besian Mustafa nga recepsionist e bën inspektor, militantin e LDK-së
Autori: H. Smajli 13:38 | 28 October 2020
Ministria e Bujqësisë, nga recepsionist e ka ngritur në detyrë në inspektor militantin e LDK-së.
Bëhet fjalë për Lulzim Hajdarajn për të cilin Gazeta inFokus mëson se ai fillimisht në Ministrinë e Besian Mustafës e filloi punën si recepsionit e tash pozita e tij në këtë institucion është inspektor.
Gazeta inFokus në lidhje me këtë çështje ka kontaktuar edhe me Ministrinë në fjalë, të cilët në përgjigjen e tyre nuk e kanë mohuar një gjë të tillë madje janë munduar ta arsyetojnë ngritjen në detyrë të këtij personi.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) bazuar në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ka marrë vendim të përkohshëm që zyrtarë nga departamente dhe divizione brenda MBPZhR-së, të caktohen me detyra për një periudhë të shkurtër kohore në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë” thuhet në përgjigjen e tyre për inFokus.
E madje nga ky institucion kanë thënë se e gjithë kjo po bëhet për shkak të virusit COVID-19, për mbështetjen e sektorit të bujqësisë që të mos dëmtohet në asnjë formë për mungesë të stafit.
“E gjithë kjo është bërë për të siguruar që i gjithë procesi dhe angazhimi për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në këtë kohë të mos dëmtohet në asnjë mënyrë për mungesë të stafit, duke siguruar po ashtu edhe kontrollin dhe monitorimin në terren dhe në zyrë për të gjitha aplikacionet në kuadër të programeve mbështetëse të ministrisë. Ndryshe, MBPZhR-ja, për të gjitha pozitat e domosdoshme, në të cilat ka mungesë të stafit, është angazhuar me të gjitha kapacitetet që të marrë konfirmimin nga institucionet përgjegjëse për t’i plotësuar këto pozita”, thuhet në këtë përgjigje.
Gazeta inFokus ka hulumtuar edhe për Lulzim Hajdarajn, i cili del të jetë tash e shumë vite militant i LDK-së, mirëpo kjo ngritje në detyrë i erdhi vetëm kur Ministrinë e Bujqësisë e mori Besian Mustafa po ashtu nga LDK-ja.
Faqja e Facebook-ut të Hajdarajt po ashtu është e mbushur me aktivitetet e përditshme të Besian Mustafës, të cilat ai nuk harron ti shpërndajë asnjëherë.
E përveç aktiviteteve të punës, Hajdaraj i shpërndan edhe fotografitë personale të cilat Ministri i LDK-së i shpërndan në rrjetet e tij sociale me familjarët.
Gazeta inFokus nga Ministria e Bujqësisë e ka kërkuar edhe CV-në e këtij personi, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje për këtë pyetje./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar regres alar...
-
Erdogan e quajti Netanyahun “Hitler”, Turqia ndalon tregtinë me Izraelin! Kryeministri Izraelit: Ai po mban në burg gazetarë e kryen gjenocid ndaj…
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së ...
-
Aksident i frikshëm! Shoferi harroi të vendoste frenat e dorës, kamioni pa kontroll plagos 29 nxënës/PAMJE
Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vj...
-
Avokatët e ish-presidentit Trump fillojnë sulmin ndaj ish-avokatit të tij Michael Cohen
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin ...
-
Publikohet raporti për performancën e qeverisë rreth prokurimit
Initiativa për Progres (INPO) sot do të publikojë raportin “Performanca e Qev...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA. Me 28 vota pro, 24 kun...
-
Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misio...
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...