Besa Shatri Berisha përgënjeshtron Bedri Istrefin, Bordi nuk e ka nënshkruar kontratën me “Advan Tech” që i shkakton humbje të mëdha Telekomit
Autori: H. Smajli 14:24 | 13 October 2020
Pas raportimit të Gazetës inFokus se Bedri Istrefi po hetohet nga Policia e Krimeve Ekonomike, për lidhjen e një kontrate të dëmshme me një kompani nga Shqipëria ka reaguar ish drejtuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha.
Besa Shatri Berisha ka mohuar deklaratat e Bedri Istrefit i cili për Gazetën inFokus tha se kontrata për Telekomin me kompaninë private nga Shqipëria “Advan Tech” është nënshkruar me vendim të Bordit.
Shatri- Berisha në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se Bordi i Telekomit ka aprovuar vetëm termat e referencës.
“Jo bordi ka aprovuar vetëm termet e referencës kur është shpall. Bordi nuk e ka aprovuar kontratën ndonjëherë as nuk ka ardhur në Bord për aprovim as nuk besoj që është nënshkruar në kohën tonë kontrata, se me u pas nënshkruar në kohën tonë ish dashtë me raportu në Bord. Na i kemi aprovuar vetëm termat e referencës”, tha Shatri për Infokus.
Ndërsa Bedri Istrefi po dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke favorizuar kompaninë “Advan Tech” nga Shqipëria me pronarë Olti Bushi, e regjistruar në Kosovë në fund të vitit 2018 me pronarë dhe drejtor Bashkim Hajrën.
Gazeta Infokus ka raportuar se Njësitë e Krimeve Ekonomike kanë nisur hetimet për ish-shefin ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefin, i cili kishte lidhur një kontrate që i jepte 60 për qind të fitimit nga shitja e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor një kompanie private.
Ish-kreu i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka thënë për Gazetën inFokus se kjo kontratë u nënshkrua me vendim të bordit, menaxhmentit e me rekomandim të komisionit. Kjo sipas tij ishte e vetmja që i plotësonte filtrat.
“Unë nuk kam lidhje me këtë kompani unë atë kompani nuk e njoh, është në Shqipëri, çka do që të keni pyetje merrni përgjigje nga Telekomi pasi unë pjesë e Telekomit nuk jam më edhe çfarë pyetje të keni mund të merrni përgjigje nga Telekomi në lidhje me kontratën. Ajo kontratë është nënshkruar me vendim të bordit, të menaxhmentit me rekomandim të komisionit, është e vetmja kontratë që i ka plotësuar filtrat ligjor”, ka thënë Istrefi.
Istrefi po dyshohet se në këtë mënyrë ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke favorizuar kompaninë “Advan Tech” nga Shqipëria me pronarë Olti Bushi, e regjistruar në Kosovë në fund të vitit 2018 me pronarë dhe drejtor Bashkim Hajrën.
Policia e Krimeve Ekonomike i ka kërkuar zyrtarisht Telekomit të dhënat rreth kësaj kontrate, me theks të veçantë Anexin 6, ku bëhet fjalë për dëmtim të qëllimshëm të pasurisë publike dhe në dobi të përfituesit të një subjekti tjetër. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...
-
Dy persona tentuan ta djẻgin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë d...
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...