Fokus

Ekskluzive: Këta katër politikanë kosovarë do të hynë në takim me palën serb në Uashington

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 02 September 2020

Avdullah Hoti me vete në Uashington mori edhe 7 politikanë të tjerë.

Por në takim me palën serbe nuk do të hynë të gjithë, shkruan Gazeta Infokus.

Në fakt, nga burime të sigurta, Gazeta Infokus mëson se nga 8 sa kanë shkuar në Uashington, veç 4 prej tyre do të jenë brenda në takim.

-Advertisement-

Ky burim i ka thënë Infokusit se veç Kryeministrit Avdullah Hotit, në takim me palën serbe do të jenë edhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj – Halimi, ministri i Drejtësisë Selim Selimi dhe koordinatori Skënder Hyseni.

Ndërsa, takim nuk do të ketë veç më 4 shtator, në fakt pala serbe e ajo kosovare takimet do të i fillojnë prej të enjtes së 3 shtatorit, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, këto burime i kanë thënë Infokusit se ende nuk është bërë e qartë agjenda e takimeve.

“Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen dy takime të rëndësishme me përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë dhe zyrtarë nga Uashingtoni, e aty do të marrin pjesë, Avdullah Hoti, Skënder Hyseni, Albulena Balaj dhe Selim Selimi”, ka thënë ky burim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera