“Takim historik”| Skënder Hyseni sy më sy me Dardan Molliqajn, flasin për dialogun Kosovë – Serbi
Autori: Halil Berisha 15:17 | 10 August 2020
Në Kosovë jo krejt partitë që janë pjesë e kuvendit pajtohen me dialogun Kosovë – Serbi nën Qeverinë Hoti me koordinator Skënder Hysenin.
Madje, ka parti parlamentare që as nuk pranojnë të takohen për t’u dakorduar në lidhje me këtë temë, shkruan gazeta Infokus.
Megjithatë, Hyseni që probleme me takime po ka edhe në ShBA, është takuar me kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, parti që as nuk është brenda Kuvendit të Kosovës.
Për këtë takim ka lajmëruar vet PSD, ku thonë që kanë diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, shkruan gazeta Infokus.
“Jemi pajtuar që marrëveshjet e pjesshme nuk janë rruga përpara. Kosova shkon në dialog për njohje reciproke. Vazhdimi i procesit nuk ka kuptim nëse nuk e dimë qysh tash se epilogu është njohja e ndërsjellë.
Ne jemi të bindur se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë nuk mund të marrë formë dhe garancë zbatimi pa përfshierjen e ShBA-ve në këtë proces. Po ashtu, Kosova duhet të ketë kujdes që aranzhimet e saj në marrëveshje të mos e thellojnë ndarjen etnike që tashmë ekziston me Listën Serbe. Kështu nuk zgjidhet, por përjetësohet problemi.
Ne jemi të bindur se vazhdimi i status-quos nuk është në interes të vendit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Ndërsa, në njoftim PSD thotë që janë pro që dialogu me njohje reciproke të përfundoj sa më shpejtë, shkruan gazeta Infokus.
“Problemet e pa kryera janë probleme edhe për të ardhmen. Për më tepër, aleancat politike, por edhe gjeopolitika e vitit 99’ më nuk ekziston. Qëndrimet karshi dialogut ka kohë që nuk lidhen me procesin si të tillë, por me llogaritë e brendshme politike, respektivisht akuzat plot patos e hiq kritikë për mbledhje votash.
Guxim dhe progres sot përbën gatishmëria për të ecur drejt shkëputjes përfundimtare. Oportunizëm është llogaritja elektorale dhe fshehja pas popullizmit të brendshëm. Vetëm shkëputja përfundimtare hap rrugë për një marrëdhënie të re midis popujve. Kjo shkëputje është historike jo thjesht sepse zgjidhet problemi Kosovë-Serbi. Popujt e Ballkanit do të jenë më të lirë kur problemet midis tyre të zgjidhen. Kështu i jepet fund gjeopolitikës së perandorive që ndërhyjnë në mënyrë jodemokratike pikërisht sepse gjejnë terren tek problemet e hapura”, thuhet në këtë njoftim.
Ndërsa, ani se takimi ka ndodhur sot me 10 gusht, PSD, ia ka huq datës, duke e shkruar Korrik./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...
-
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me dekla...
-
Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët
Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërk...
-
Arrestohet burri në Mitrovicë, rrāhu gruan dhe dy fëmijët
Një burrë është arrestuar në veri të Mitrovicës pasi që pas një mosmarrëveshj...
-
Fushë Kosovë: Burri gődet burrin me thïkë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie
Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga...
-
Tmerri në aeroplanin për Frankfurt, 70 pasagjerë filluan të villnin
Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u shndërrua në një tmerr ...
-
Policia i arreston dy rus në Jarinje, erdhen ilegalisht nga Nishi
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit rusë në pikën kuf...