‘Pandemia Ekonomike’: Ku qëndron Kosova në raport me vendet e rajonit?
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 05 June 2020
Kosova, nga të gjitha vendet e rajonit, pritet të vuaj më së shumti nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia për shkak të rënies së parashikuar të investimeve deri në 21.5%. Kjo tkurrje do të vie si pasojë e zvogëlimit të investimeve publike dhe atyre të jashtme. Këto të fundit me vite kanë qenë në formë të investimeve të mërgatës sonë në pasuri të paluajtshme.
Shkruan: Agon Sinanaj
Kriza e pandemisë COVID-19 ka tronditur mbarë ekonominë botërore. Përderisa në fillim qeveritë ishin të përqëndruara në vendosjen e masave kufizuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, sot ato po merren me pasojat sociale dhe ekonomike të saj.
Ballkani Perëndimor, ngjajshëm më pjesën tjetër të botës, pritet të futet në recesion, përmasat e së cilës do të varen kryekëput nga kohëzgjatja e pandemisë. Banka Botërore flet për tkurrje të ekonomisë rajonale në masën prej 3.1%. Mali i Zi dhe Shqipëria pritet të kenë rënien më të madhe ekonomike në rajon me 5.6% respektivisht 5.0% për shkak të rolit të madh të turizmit në ekonomitë e tyre. Në ndërkohë që ekonomia në Kosovë do të pësojë rënie prej 4.5%, në Bosnjë dhe Hercegovinë 3.2%, në Serbi 2.5% kurse Maqedonia e Veriut pritet të kalojë “më së lehti” krizën me 1.4% të rënies ekonomike.
Në Kosovë, çdo i treti punëtorë në sektorët më të prekur nga kriza rrezikojnë të humbin vendet e tyre të punës. Sipas Bankës Botërore, kjo do të rrrisë tutje varfërinë në vend për 10%. Derisa konsumi mund të rikuperohet më shpejtë, eksporti dhe investimet do të marrin kohë më të gjatë për rimëkëmbje. Ne ende nuk kemi një pasqyrë të plotë të krizës ekonomike për shkak se pandemia po vazhdon ende, por ajo që dihet është se dëmet ditore në Kosovë vlerësohen rreth 6 milionë euro.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë masa emergjente për të mbështetur qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë. Ekonomistët i kategorizojnë masat lehtësuese emergjente në tre grupe të mëdha: 1) masa fiskale dhe tregtare, 2) masa monetare dhe financiare, si dhe 3) masa për mbrojtje sociale. Të gjitha qeveritë e rajonit kanë miratuar masat të kombinuara duke subvencionuar pagat e punëtorëve për bizneset, duke ulur ose shtyer pagesat e taksave dhe kredive dhe duke siguruar qasje në kredi të subvencionuara për bizneset. Shumica e vendeve gjithashtu kanë rritur përkohësisht skemat sociale për familjet në nevojë dhe pensionistët.
Pakoja emergjente fiskale në Kosovë përmban një dyzinë masash me vlerë prej afro 200 milionë eurosh. Këto mjete janë ndarë për të subvencionuar sektorin privat, për të përkrahur punëtorët e sektorit publik në vijën e parë të frontit, për të ndihmuar përfituesit e skemave sociale, për të siguruar likuiditetin financiar të ndërmarrjeve publike e private, për të mbështetur komunat e prekura me pandemi, për të ndihmuar komunitetet pakicë, si dhe prodhimuesit bujqësorë.
Serbia prin në rajon me pako emergjente prej 3.2 miliardë euro apo 6.7% të bruto prodhimit vendor (BPV). Vendi që do të shpenzojë më së paku në rajon është Mali i Zi me rreth 75 milionë euro (1.0% e BPV). Shqipëria dhe Bosnja do të shpenzojnë nga rreth 400 milionë euro që paraqet 2.4% përkatësisht 2.3% të BPV-ve të tyre. Pakot emergjente në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut janë nga 200 milionë euro. Me pako sa 2.8% e BPV-së Kosova radhitet e dyta në rajon.
Një indikator tjetër krahasues i masave është edhe niveli i subvencionimit të pagës mujore të punëtorëve. Kosova dhe Shqipëria kanë paguar 100% të pagës minimale për 2 muaj. Bosnja ka paguar 100% të pagës minimale vetëm për 1 muaj, ndërsa Maqedonia për 3 muaj. Mali i Zi, ka paguar 70% të pagës minimale për 2 muaj, ndërsa Serbia 50% të pagës minimale për 3 muaj, si dhe 100 euro pagesë të menjëhershme për çdo qytetar të moshës madhore. E veçanta e pakos në Kosovë ka qenë pagesa prej 130 euro në muaj pas regjistrimit të punëtorëve që nuk kanë figuruar askund si të punësuar si dhe pagesa shtesë prej 100 euro mbi pagë për punonjësit e sektorëve të furnizimeve si punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrat e bukëve, si dhe farmacitë.
Pakoja emergjente po e përmbushë rolin e saj, por tanimë ndodhemi në fazën tjetër, atë të rimëkëmbjes ekonomike. Si rrjedhojë pakoja e re duhet të përmbajë një plan veprimi për realizimin e strategjisë afatgjate ekonomike për zhvillimin dhe transformimin e ekonomisë së vendit përtej sanimit të pasojave të krizës.
Kosova sot është vendi i tretë më i goditur nga kriza në rajon. Përveç pandemisë, shoqërinë kosovare e ka pllakosur edhe kriza e thellë politike e cila po rëndohet tutje nga pesha e problemeve të grumbulluara gjatë dy dekadave në liri dhe nga paqartësitë rreth epilogut të mundshëm të procesit të shtetformimit. Lënia pas dore e ekonomisë, do të rezultojë në rikthimin e skenave të migrimit masiv të të rinjve të pashpresë nga stacionet e autobusëve. Politikanëve, bizneseve, shoqërisë civile dhe gjithë qytetarëve të Kosovës nuk guxon t’iu ikë treni i fundit për shpëtimin e vendit.
(Ky editorial është pjesë e projektit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies publike në kohën e pandemisë Covid-19” i financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim nuk i paqyrojnë medoemos ato të KFOS-it.)
Të tjera
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...