Kosovës i shkojnë edhe 1.1 milionë euro për t’u mbrojtur nga ish deputeti i PDK-së
Autori: Halil Berisha 16:42 | 05 June 2020
Ministria e Selim Selimit jep 1.1 milionë euro për t’u mbrojtur nga ish-deputeti i PDK-së
1.1 milionë euro do të jepen nga buxheti i Kosovës për tu mbrojtur nga ish-deputeti i PDK-së, Bedri Selmani.
Ky i fundit, po i kërkon Kosovës, plot 65 milionë euro, në Gjykatën e Arbitrazhit, shkruan gazeta inFokus.
Ministria e Drejtësisë, e cila prej kësaj të marte udhëhiqet nga Selim Selimi, ka publikuar një njoftim për nënshkrimin e një kontrate.
Kjo për të mbrojtur Kosovën nga ish-deputeti i PDK-së, Bedri Selmani, shkruan gazeta inFokus.
Përshkrimi i këtij tenderi të dhënë është “Shërbime të këshillimit, përfaqësimit ligjor dhe mbrojtjes së interesave të Republikës së Kosovës, në emër të Avokaturës Shtetërore, në procedura të arbitrazhit ndërkombëtar përgjatë kohëzgjatjes së gjithë procedurës në Tribunal”.
Ndërsa, për këtë punë ani se ishin parashikuar të ndahen 600 mijë euro, në fakt, janë ndarë 1 milionë e 100 mijë.
Data kur ishte iniciuar aktiviteti i prokurimit ishte më 9 shtator të vitit të kaluar, derisa tenderët ishin hapur më 13 janar, shkruan gazeta inFokus.
Ish-deputeti i PDK-së, Selmani, 65 milionë euro po i kërkon si formë kompensimi për dëmet që thotë se i janë shkaktaur nga “shpronësimi i investimeve” për Hotel “Victory, AutoPrishtina – AutoKosova dhe pompat e benzinës “Kosova Petrol”.
Vajza e Bedri Selmanit, Mimoza Selmani, që ishte edhe menaxhere e hotelit “Victory” më shtator të vitit 2019, kishte shkruar në Facebook, se padia do t’i kushtoj Kosovës hiq më pak se 65 milionë euro.
E rasti në arbitrazh nga Selmani ishte dërguar pasi AKP kishte larguar nga pronat shoqërore, Hotel Vicotry, AutoPrishtina-AutoKosova dhe disa pompa të benzinës “Kosova Petrol”.
Kjo pasi AKP e kishte konsideruar Selmanin si uzurpator, shkrua ngazeta inFokus.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e aktiviteteve për lirimin e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore nga uzurpatorët, sot ndërmori aksionin për lirimin e asetit të Ndërmarrjes Shoqërore “AutoPrishtina”, i njohur si Hotel Victory dhe të disa aseteve të tjera të kësaj ndërmarrjeje”, thuhej në komunikatën e AKP-së të lëshuar me 3 qershor 2016.
Më 29 prill të vitit të kaluar, Selmani e kishte paditur Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris, derisa më 19 korrik të këtij viti, Qeveria Haradinaj, kishte autorizuar Ministrinë e Drejtësisë që drejtohej nga Abelard Tahiri që të iniciohen procedurat e negociuara për përzgjedhjen e përfaqësuesit të autorizuar për mbrojtjen e Kosovës.
Asokohe ishte rekomanduar nga Ministria e Drejtësisë që këtë punë përsipër kompania amerikane “Squire Patton Boggs”, e cila edhe tashmë zyrtarisht e ka fituar tenderin, shkruan gazeta inFokus.
Selmani që ka paditur Kosovën në arbitrazh, ishte larguar nga vendi në vitin 2016.
I njëjti, kishte arritur që gjatë kohës së administratës së UNMIK-ut, të marrë në shfrytëzim rrjetin e pompave të derivateve “Ina” dhe “Jugopetrol”, shkruan gazeta inFokus.
Selmani ishte deputet i PDK-së në periudhën 2001-2004, kohën kur Qeveria udhëhiqej nga PDK, konkretisht Kryeministër ishte Bajram Rexhepi.
E gjatë kësaj kohe, “Hotel Victory” shpesh edhe ishte lënë në dispozicion të PDK-së për organizimin e aktiviteteve partiake.
Selmani, më pas kur AKP-në e kishte cilësuar si të kriminalizuar, kjo nëpërmjet një reagimi publik që kompania “Kosova Petrol” kishte lëshuar./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...
-
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me dekla...
-
Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët
Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërk...
-
Arrestohet burri në Mitrovicë, rrāhu gruan dhe dy fëmijët
Një burrë është arrestuar në veri të Mitrovicës pasi që pas një mosmarrëveshj...
-
Fushë Kosovë: Burri gődet burrin me thïkë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie
Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga...
-
Tmerri në aeroplanin për Frankfurt, 70 pasagjerë filluan të villnin
Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u shndërrua në një tmerr ...
-
Policia i arreston dy rus në Jarinje, erdhen ilegalisht nga Nishi
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit rusë në pikën kuf...