Lajme

21 vjet nga vrasje e Ismet Rracajt, Hoti: Drejtësia t’i sjellë para vetes vrasësit e tij dhe shumë aktivistëve tjerë të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 24 April 2022

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka kujtuar ish-kryetarin e Klinës, Ismet Rracaj në 21-vjetorin e crasjes së tij.

Kjo crasje vazhdon të jetë e pazbardhur, “sikurse edhe shumë vrasje të tjera me motive politike që kanë ndodhur ndaj anëtarëve të LDK-së”, ka theksuar Hoti,

“Sot bëhen 21 vite nga vrasja e ish-kryetarit të Klinës, bashkëpunëtorit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, intelektualit dhe patriotit, Ismet Rracaj. Kjo vrasje vazhdon të jetë e pazbardhur, sikurse edhe shumë vrasje të tjera me motive politike që kanë ndodhur ndaj anëtarëve të LDK-së”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Siç shkruan Hoti, Ismet Rraci, kryetar i degës së LDK-së njëherësh dhe kryetar i Komunës së Klinës, ishte vrarë 21 vite me parë pranë banesës së tij deri sa po shkonte në punë.

“Drejtësia duhet të sjellë para vetës vrasësit e tij dhe shumë aktivistëve tjerë të LDK-së. Lavdi e përjeteshme jetës dhe veprës së kryetarit, Ismet Rracaj!”, ka shkruar Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera