SHBA me bojkot diplomatik ndaj Olimpiadës, asnjë zyrtar amerikan në Lojërat e Pekinit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/unnamed-2021-12-06T073122.462.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
07:31 | 06 December 2021
Administrata Biden pritet të njoftojë këtë javë se asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit 2022, duke zbatuar një bojkot diplomatik të lojërave, raporton CNN që thirret në disa burime të ndryshme.
Lëvizja do të bëjë që SHBA-së t’i dërgojë një mesazh Kinës në skenën ndërkombëtare pa i penguar atletët amerikanë të konkurrojnë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili ka diskutuar privatisht për bojkotin, nuk pranoi të komentojë.
Gjithsesi, nuk pritet një bojkot i plotë i Olimpiadës, që do të thotë se atletët amerikanë do të lejohen ende të garojnë. Hera e fundit që SHBA bojkotoi plotësisht Lojërat Olimpike ishte në vitin 1980 kur ish-presidenti Jimmy Carter ishte në detyrë.
Samiti virtual i muajit të kaluar ndërmjet Bidenit dhe presidentit kinez Xi Jinping – i parë si disa nga bisedimet diplomatike më kritike të presidencës së Biden-it – nuk dha ndonjë përparim të rëndësishëm në raportet mes vendeve. Megjithatë, ai shërbeu si një rifillim i favorshëm i marrëdhënieve pas përkeqësimit të mprehtë gjatë vitit të fundit të administratës Trump dhe armiqësisë së vazhdueshme ndaj administratës së Bidenit, duke përfshirë kur diplomatët amerikanë dhe kinezë që patën momente tensioni një samiti në Alaskë në mars të këtij viti.
Gjatë gjithë samitit të nëntorit, Biden dhe Xi u angazhuan në një “debat të shëndetshëm”, sipas një zyrtari të lartë të administratës Biden i pranishëm në diskutime. Biden ngriti shqetësime për të drejtat e njeriut, agresionin kinez ndaj Tajvanit dhe çështjet tregtare.
Pothuajse çdo çështje kryesore ku Biden është fokusuar – përfshirë adresimin e çështjeve të zinxhirit të furnizimit, ndryshimet klimatike, Korenë e Veriut dhe Iranin – ka një lidhje me Kinën. Dhe të dy vendet, të cilat kanë dy ekonomitë më të mëdha në botë, mbeten në mosmarrëveshje mbi tregtinë, agresionin ushtarak, infrastrukturën globale, shëndetin publik dhe të drejtat e njeriut.
Biden ka argumentuar prej kohësh se demokracitë mund të japin rezultate më efektive sesa autokracitë si Kina, dhe ai ka përdorur ligjin dypartiak të infrastrukturës për të treguar brenda vendit se si partitë politike në demokraci mund të punojnë së bashku.
Xi, ndërkohë, çimentoi konsolidimin e tij të pushtetit pasi Partia Komuniste Kineze miratoi një rezolutë historike që e ngriti atë në shtat me atë të dy paraardhësve të tij më të fuqishëm — Mao Ce Dun dhe Deng Xiaoping. Ai po përpiqet të kërkojë një mandat të tretë të paprecedentë në pushtet në Kongresin e 20-të të Partisë vjeshtën e ardhshme.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/prince-plodine1.jpg)
Të tjera
-
Clark i krahason intervenimet në Libi, Irak e Afganistan me atë në Kosovë, ia jep meritat LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës e bërë të suksesshëm intervenimin e NATO-s në ve...
-
Ministrat e BE-së takohen nesër në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike
Nesër në Luksemburg do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, ku ...
-
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Temperaturat e larta kanë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe gj...
-
Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta
Shifrat e institucioneve në Shqipëri tregojnë rritje të numrit të turistëve n...
-
Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit
Komuna e Deçanit përmes një seance solemne ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” ...
-
Madhështore: Haradinaj i bënë pritje vëllazërore presidentit Begaj në Gllogjan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prit...
-
Nuk ka mjaftueshëm mjekë, për të ndihmuar pelegrinët nga nxehtësia
Nuk kishte mjaftueshëm mjekë apo lehtësira bazë për të mbrojtur pelegrinët e ...
-
Java e ardhshme në Kosovë e nxehtë, nuk mungojnë as reshjet e shiut
Në Kosovë, java që po vjen pritet të jetë me mot të nxehtë, me temperatura që...
-
Familja më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar dënohet për shfrytëzim të shërbyesve
Katër anëtarë të familjes më të pasur të Britanisë së Madhe , me origjinë ind...
-
Ahmeti: Kurti po prish raportet me aleatët të ndërtuara me mund përgjatë viteve, polarizimi – karta e tij e vetme
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike, Imri Ahmeti, ka shprehur habi...
-
Vd*iq në aksident me motoçikletë, reagon shkolla: Adonisi nuk priti që të bëhet maturant
IndeksOnline raportojë mbrëmë për një ngjarje shumë të rëndë që ndodhi në qyt...
-
Ky është 17-vjeçari që vdiq në aksidentin me motoçikletë në Rahovec
Gazeta mbrëmë raportojë për një aksident me fatalitet që ka tronditur Rahovec...