Lajme

Ka apo jo Gjuriq leje që të qëndroi në Kosovë, tregon MPJ

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 08 September 2018

Erdhi një ditë para vizitës zyrtare në Kosovë.

E drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq mbrëmjen e së premtes nga veriu i Kosovës u deklarua për mediet serbe.

Gazeta inFokus ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të parë nëse Gjuriq ka leje për vizitë në Kosovë.

-Advertisement-

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacollit, ka konfirmuar për gazetën inFokus se Gjuriq ka leje të vizitoj Kosovën.

Gjatë ditës pritet që Kosovën ta vizitoj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Gjatë vizitës së tij dy ditore, Vuçiq do të vizitoi  Zubin Potokun, Mitrovicë, Zveçanin, Gazivodë, Leposaviçin, fshatin Banjë dhe Leshakun.

Vizita e tij bëri bujë të madhe pasi ai fillishtë nuk mori përlqimin nga INtitucionet kosovare të vizitoj liqnin e Ujmanit por pavarësisht kësaj nuk hoqi dorë nga deklarimet se ky liqen do të vizitohet patjetër.

E mbrëmjen e së premten MPJ bëri të ditur se i ka dhënë pëlqimin presidentit serb ta vizitoj liqenin e Ujmanit.

E menjëherë pas këtij lajmi kanë filluar përgatitjet për pritjen e Vuçiqit në këtë pikë.

Lexo edhe: Ujmani bëhet gati për Vuçiqin (Foto)

Muret afër liqenit të Ujmanit janë mbushur me posterë të cilët i urojnë mirëseardhje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Edhe në veri të Mitrovicës kanë përfunduar përgatitjet për pritjen e presidentit serb. E gjithë pjesa veriore është mbushur me flamuj të Serbisë dhe me billborde me mbishkrime “Mirë se vini, President”. /inFokus

Lexo edhe: Kështu duket veriu i Mitrovicës pak orë para ardhjes së Vuçiqit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera