Lajme

Ujmani bëhet gati për Vuçiqin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 07 September 2018

Muret afër liqenit të Ujmanit janë mbushur me posterë të cilët i urojnë mirëseardhje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, në këtë lokacion.

Vuçiq dhe Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmuan më herët se kreut të shtetit serb i është lejuar vizita në liqenine Ujmanit.

Gjatë kësaj vizite, ai pritet ta vizitojë edhe një qendër turistike afër Ujmanit.

-Advertisement-

Ekipi i KALLXO.com nga liqeni i Ujmanit ka parë punëtorë të kësaj qendre duke pastruar mjediset rreth qendrës për ta pritur Vuçiqin.

Fotografitë mund t’i shihni më poshtë:

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

Foto: Kallxo.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera