“Po përballemi me epideminë e depresionit – shkaktar telefonat e mençur”

Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 09 August 2017
Të rinjtë e sotëm janë më pak të varur se sa gjeneratat e kaluara dhe kjo përputhet me popullarizimin e telefonave të mençur që nga viti 2012.
Në vend se të shoqërohen me moshatarët e tyre dhe të kërkojnë çdo rast që të largohen nga syri i prindërve të tyre, ata tash më tepër pëlqejnë të qëndrojnë në shtëpi dhe në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye janë gjithnjë e më pak më të lumtur.
Sipas statistikave të psikologes amerikane Jean M. Twenge, nxënësit e sotëm të klasave të nënta dhe vitit të parë të shkollës së mesme kalojnë shumë më pak kohë jashtë shtëpisë, se sa fëmijët në vitin 2009.
Vetëm 56 për qind e nxënësve që kanë përfunduar shkollat e mesme, kanë pasur të dashur në vitin 2015 krahasuar me 89 për qind në mesin e gjeneratave të mëhershme. Numri i të rinjve, të cilët çdo ditë kalojnë kohën me miq ka rënë për 40 për qind ndërmjet viteve 2000-2015, transmeton KosovaPress.
Pasojat e këtyre trendëve janë katastrofale, pasi që izolimi shtyn të rinjtë drejt depresionit dhe shkalla e vetëvrasjeve është shumë e lartë, vlerëson Twenge. Sipas saj, jemi në prag të “krizës më të keqe të shëndetit mental në disa nga dekadat e fundit”.
Ajo thotë se të gjitha faktet çojnë në një drejtim- telefonat mobil. Studimet kanë treguar se kalimi i kohës në rrjetet shoqërore dhe para ekranit janë në korrelacion të fuqishëm me depresionin dhe rrezikun nga vetëvrasja.
Pasojat, sipas Twenge, do të jenë afatgjate, pasi që depresioni nga faza e adoleshencës shumë lehtë bartet në periudhën e moshës së rritur, ndërsa shkathtësitë shoqërore gjatë kalimit të viteve zhvillohen gjithnjë e më vështirë. Për të dalë nga kjo gjendje, Twenge thotë se duhet shkurtuar kohën e kaluar para ekranit në dy orë në ditë. Ajo porosit prindërit që të insistojnë në vendosjen e limiteve kur bëhet fjalë për kalimin e kohës në internet, pasi në këtë mënyrë do t’iu ndihmojnë në masë të madhe fëmijëve të tyre.

Të tjera
-
‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ...
-
Kallas çon mesazh për dialogun Kosovë – Serbi pas aterimit në Beograd
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Si...
-
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin ose Bogujevcin, për kandidatë tjerë do të diskutojmë
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvend...
-
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më ...
-
Shala i bindur: Me PDK-në, VV-ja dëmtohet!
Komentatori politik, Mentor Shala ka thënë se një koalicion me Partinë Demokr...
-
Bidenit i kanë mbetur 12 deri në 18 muaj jetë, thotë ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë
Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku ...
-
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Ushtria izraelite ka thënë se 100 kamionë që transportonin miell, ushqim për ...
-
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Clic...
-
Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pjesët e Gazës të jenë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – ...
-
E domosdoshme ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ...
-
Pasi Trepça u shpall kampion, ndodhi edhe takimi i shumëpritur: Kurti e Hamza shihen duke biseduar
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minat...