Shëndetësi

Këto janë dy gjendjet serioze që mund të rrezikojnë jetën e një gruaje shtatzënë për shkak të hipertensionit

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 15 May 2025

Në emisionin Doktor Plus me Arjeta Osmanin ishte e ftuar doktoreshë Meritë Rrahmani ku u diskutua për hiptertensionin, format dhe komplikimet më të rënda tek gratë shtatëzëna, shkruan Gazeta Infokus.

Rrahmani tregoi se nuk duhet alarmuar hipertensioni kur paraqitet në shtatëzani edhe pse mund të ketë ndryshime tek fetusi.

“Pacientët të cilët vijnë dhe kontrollohen i kërkojmë një pasqyrë të gjakut, pasojat ma të mëdhaja janë yndyra tek enët e gjakut e që vie nga hipertensioni. Dalja në natyrë dhe rregullimi i stilit të jetës i minimizon rreziqet në shtatëzani po ashtu edhe matja e tensionit”, u shpreh ajo në emisionin Doktor Plus.

-Advertisement-

Tutje ajo shtoi se ushqimet e vonshme në mbrëmjë duhet të konsumuar më pakë.

“Unë ju them pacientëve kur të bëhet koha e darkës dilni dhe ecni për qarkullim të gjakut dhe tretjes, gjithashtu kripa yndyrnat, brumrat e rëndojnë organizimin, sepse me rritjen e nivelit të yndyrës rritet edhe hipertensioni, prandaj keni kujdes në ushqimet sidomos gjeneratat e vjetra ”, tha Rrahmani në DoktorPlus prodhim i Gazetës Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera