“Për shkak të zgjedhjeve elektorale, pacientët po blejnë barna jashtë Kosovës” – Haxhijaha e akuzon Arben Vitinë për mungesën e barnave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
20:01 | 17 April 2025
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj unifikimit të çmimit të barnave, ka krijuar kaos në tregun farmaceutik, duke pasur mungesë të barnave shkruan Gazeta Infokus.
Në emisionin “DoktorPlus”, nën moderimin e Arjeta Osmanit, nënkryetari i Odës Farmaciste, Astrit Haxhijaha ka drejtuar akuza ndaj Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, duke thënë se ky vendim ishte për arsye personale të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haxhijaha gjatë emisionit tha se Ministri i Shëndetësisë ka marrë një vendim të gabuar duke sjellur një situatë alarmante me një format të gabuar i cili është marrë me vendim në dhjetor të vitit 2024 dhe të fillojë ta zbatojë me 1 shkurt që do të thotë 8 ditë para zgjedhjeve.
“Me datë 24 dhjetor të vitit 2025, Ministri i Shëndetësis nxjerri një vendim tepër të gabuar dhe të ngutshëm, në të cilin brenda këtij vendimi të kundërligjshën nuk është koordinuar aspask me komunitetin farmacetutik. Me këtë vendim që ka marrë Ministri i Shëndetësisë ka sjelle një situate tepër alarmante dhe një situatë të cilën e shihni edhe ju sot, si pasojë e këtij vendimi ne vazhdimisht e kemi lajmëru Ministrin e Shëndetësis dhe jo Ministrinë ti ndajmë këto dy gjëra, kemi paralajmëruar se formati i gabuar i cili është marrë vendimi me 24 dhjetor dhe të filloj së zbatuari me 1 shkurt, që do të thotë 8 ditë para zgjedhjeve ka qenë tepër e gabuar dhe e ngutshme.”,u shpreh Haxhijaha në emisionin Doktor Plus prodhim i Gazetës Infokus.”.
Gjithashtu ai shtoi se Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka vepruar kokë në veti pa u koordinuar, pa bashkëpunuar dhe në mënyrë të njëanëshme.
“Ministri i Shëndetësisë ka vendosur që të veprojë kokë në veti, pa u koordinuar, pa bashkëpunuar, edhe pse në paragrafet e kompetencave të Odave thotë që duhet të bashkëpunojë për përcaktimin e çmimeve, ai ka vendosur në mënyrë të njëanshme ku edhe zbatuesit e këtij ligji në këtë rastë apo vendimi janë farmacistët, dhe ka ardhë një situatë e tillë që pacientët qytetarët ti kërkojnë jashtë shtetit vetëm për shkak të këtij formati të gabuar të Ministrit të Shëndetësisë”, u shpreh Haxhijaha në emisionin DoktorPlus.
Tutje tha se kjo situatë ka ardhë vetëm duke mos pasur asnjë llojë takimi me Odën e Farmacistëve dhe qytetarët po detyrohen të blejnë jashtë shtetit të Kosovës sepse mungesa e mos furnizimit po vie edhe nga depot farmaceutike.
“Nuk ka pasë nevojë të vijë kjo situatë sepse nuk kemi pasur ta zbulojmë ujin e nxehtë, mirëpo ky formati që duke menduar që mund të përfitojë për fushatë personale elektorale ka ardhë një mendësi e tillë dhe ka pru këtë situatë, po flasim për barnat esenciale, pse të vijë një gjë e tillë që një komunikim një takim , asnjë llojë takimi dhe pikërisht për këto ka ardhe kjo situatë, dhe jo vetëm prej qytetarëve, barnatoreve kanë ardhë ankesa edhe prej të gjithëve profesionistëve të tjerë shëndetësore, sepse kemi mungesë të mos furnizimit nga depot farmaceutike të cilat nuk i furnizojnë barnatoret për shkak të këtij formati të kundërligjshëm”, theksoi Haxhijaha.
Ndërsa raportet në të kaluarën me Ministrinë e Shëndetësisë i kishin të mira, por kësaj here potencoi që zgjedhjet elektorale kanë sjellur mungesën e barnave.
“Ne nuk kemi komunikim me Ministrin e Shëndetësisë vendimet të cilat janë ardhë janë marrë nga politikat e gabuara të Ministrit të Shëndetësisë, sepse në të kaluarën i kemi pasë marrëdhëniet tepër të mira, sepse çfarë mendësie për shkaqe të zgjedhjeve pacientët të marrin barna jashtë shtetit, pse me ndodh një gjë e tillë , ka një periudhë kohore, ne kemi bërë një pyetësor për këtë.”, theksoi nënkryetari i Odës së Farmacistëve, Haxhijaha
Ndryshe në vendimin e marrë më 21 mars, thuhet se “afati i vlefshmërisë së çmimeve të produkteve medicinale është i përcaktuar me listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale e cila është pjesë e këtij vendimi”.
Më poshtë mund ta shihni videon e plotë:

Të tjera
-
Bajrami i reagon Rizvanollit: Partia ta ka caktu rolin me mbrojtë mafinë energjetike, s’e ke lehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë ministres në largim të Ekonomisë...
-
Kurti: Anëtarësim në Këshill të Evropës, Ambasadorët e QUINT: Formojeni Qeverinë
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë diplomatët e pes...
-
Rusia rrit praninë ushtarake pranë Finlandës: Imazhet satelitore zbulojnë bazat e reja dhe përgatitjet për luftë
Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga transmetuesi suedez SVT në bas...
-
Blerta Deliu Kodra: PDK-ja nuk sheh mundësi koalicioni me Vetëvendosjen, dallimet janë thelbësore
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur qartë qëndrimin e partisë...
-
Bllokimi i rrugëve në Prishtinë s’ka të ndalur, Alban Zogaj tregon planin e ri për banorët e rrugës “Muharrem Fejza”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, A...
-
A do ta njoh PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, Flamur Noka: JO
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD n...
-
Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për...
-
70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, kush është kandidati më i votuar
Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, rezulton de...
-
Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit
Fotografia e Edi Ramës e publikuar nga vetë ai në rrjete sociale me njoftimin...
-
Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësor...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ...