Lajme

Aborton një grua në Klinikën Gjinekologjike, rasti iniciohet si dhụnim nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 21 March 2025

Një grua ka kryer abort në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, të enjten me 20 mars 2025.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, e cila njofton se me vendim të prokurorit, është iniciuar si “dhunim”, shkruan Gazeta Infokus.

“Raportohet se një femër kosovare ka kryer abort në Klinikën Gjinekologjike. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘dhunim’ dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

-Advertisement-

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth rastit, për shkak të ndjeshmërisë dhe fazës së hetimeve./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera