Katër të vdekur dhe 306 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 23 October 2020
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 306 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona.
Në 24 orët e fundit të COVID19 në vendin tonë janë kryer 1412 testime. Fatmirësisht janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.
Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, këshillon ministria.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...