Lajme

Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 01 May 2024

Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë mbetur të plagosur tre persona, prokuroria ka dhënë detaje se 4 persona janë duke marrë trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e Prokurorisë themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë për Infokusin se një person i dyshuar për këtë ngjarje është duke u intervistuar në stacionin policor.

“ Ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendngjarje. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti.”, ka bërë të ditur prokuroria./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera