Sport

ZYRTARE: Ja kur do të zhvillohet miqësorja, Kosovë-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 15 May 2018

FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësueses së Kosovës, shkruan infokusi.

Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” në Zyrih në orën 20.00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, me përfaqësuesen e Ukrainës.

LEXO EDHE: Remzi Ejupi: Federata po bënë presion të madh që ndeshja mos të zhvillohet në Prishtinë

-Advertisement-

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datë 26 qershor për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore. Programi stërvitor dhe mediatik i skuadrës për këto dy ndeshje miqësore do të bëhet publik në ditët në vijim. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera