Sport

Zyrtare: Behar Maliqi largohet nga Feronikeli

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 02 July 2018

Ylli i skuadrës së Feronikelit, Behar Maliqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Drenasi, shkruan GazetaFokus.

Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti në rrjetet sociale.

Ky është psotimi  i Maliqit në FB.

-Advertisement-

Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF FERONIKELI.

Në këtë klub kalova 4 vite të mrekullueshme, me shumë suksese, si në aspektin ekiporë ashtu edhe atë personalë. Gjatë kësaj periudhe arritëm të shpallemi 2 herë kampion të Kosovës, 1 herë fitues i Kupës, dhe një herë fitues i Superkupës, gjithashtu ishim në dy finale të Superkupës. Për këto suksese dua ti falënderoj kryesinë e vjetër, të cilët janë njerëzit më profesionist që kam punuar në futbollin tonë, për punën profesionale dhe korrektësinë e treguar.

Po ashtu të gjithë trenerët që i kisha gjatë këtyre katër viteve. I falënderoj të gjithë bashkëlojtarët për vitet që kaluam bashkë dhe sukseset që i arritëm së bashku, që fituam të gjitha trofetë në futbollin tonë, gjë që tregon se kemi qenë si një familje. Një falënderim shumë të veçant dua t’iu bëjë tifozëve “TIGRAVE E ZI” dhe qytetarëve të DRENASIT, për përkrahjen që më dhatë gjatë gjithë kohës – do t’ju jem mirënjohës gjithmonë.

Gjithashtu dua të falënderoj kryetarin e ri për korrektësinë e treguar, dhe ju dëshiroj shumë suksese.
Me respekt, BEHAR MALIQI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera