Sport

Zyrtare: 10 golat më të mirë të Botërorit Rusia 2018, sipas tifozëve

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 25 July 2018

Tifozët i kanë zgjedhur dhjetë golat më të mirë të Kupës së Botës Rusia 2018, nga 17 gola kandidatë, me golin e shqiptarit të Kosovës që luan për Belgjikën, Adnan Januzaj, që nuk u votuan në mesin e dhjetë më të mirëve.

Adnan Januzaj shënoi gol fantastik në fitoren e Belgjikës 1-0 ndaj Anglisë në fazë grupore, por i cili nuk u votua nga tifozët në mesin e dhjetë më të mirëve nga 17 sa ishin në garë.

Ndër golat më të mirë që mbase është dashur të paktën të ishte kandidat për golin më të mirë ishte ai i shqiptarit tjetër, mesfushorit të Zvicrës, Granit Xhakës, në fitoren 2-1 ndaj Serbisë në fazën grupore.

-Advertisement-

Ndërkohë, goli i mbrojtësit të djathtë të Francës, Benjamin Pavardit, është votuar nga tifozët si foli më i mirë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

22-vjeçari e shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Francës 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8 e finales së Botërorit.

Goli i francezit i mposhti 17 gola tjera të shkëlqyera për ta fituar çmimin si goli më i mirë i zgjedhur nga tifozët.

Në një sondazh online, ku mbi 3 milionë përdorues të FIFA-s i hodhën votat e tyre, goli raketë me të jashtmen i Pavardit është votuar si goli i turneut.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera