Lajme

Zjarrfikësit arrijnë ta nxjerrin të gjallë një person pas shembjes së dheut në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 25 December 2022

Një person është nxjerrë i gjallë nga një kanal në Kamenicë.

Ai ishte bllokuar aty si pasojë e shembjes së dheut.

Zjarrfikësit u informuan me kohë dhe më pas intervenuan.

-Advertisement-

Pamjet nga intervenimi u publikuan në një faqe në Facebook të zjarrfikësve të Kamenicës.

“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal.NE NUK NDALEMI KUR LODHEMI, NE NDALEMI KUR MBAROJMË!”, shkruhet në një postim në këtë faqe.

VIDEO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera