Uncategorized

Xi Jinping do vizitojë Moskën

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 17 March 2023

Xi Jinping-u do të bëjë një vizitë shtetërore në Rusi nga 20 deri më 22 mars me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se gjatë vizitës shtetërore në Rusi, presidenti Xi Jinping do të shkëmbejë pikëpamje të thelluara me presidentin Vladimir Putin mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet kryesore ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, do të promovojë bashkërendimin strategjik e bashkëpunimin praktik ndërmjet të dy vendeve dhe do t’i japë një shtysë të re zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Si anëtare te përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vende të rëndësishme në botë, rëndësia dhe ndikimi i marrëdhënieve Kinë-Rusi shkojnë shumë përtej sferës dypalëshe, u shpreh Wang Wenbin.

-Advertisement-

Lidhur me çështjen e Ukrainës zëdhënësi i shpreh se :

Kina do të mbajë pozicionin e saj objektiv e të drejtë dhe do të luajë një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera