Sport

Xherdan Shaqiri uron FC Dritën nga Rusia

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 26 June 2018

Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll në sezonin e fundit, FC Drita nga Gjilani, sot fillon aventurën e saj në garat e UEFA-s, pasi në fazën preliminare të Champions League, me fillim në ora 17:00, do të takohet me skuadrën nga Andorra, Santa Colomas në “Victoria Stadium” në Gjibraltar.

Kjo do të jetë hera e parë që një skuadër nga Kosova do të marrë pjesë zyrtarisht, edhe pse në fazën preliminare, në garat e UEFA-s, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Për këtë arsye, Xherdan Shaqiri, i cili ditë më parë i ngriti në këmbë gjithë shqiptarët me golin e tij kundër Serbisë, i cili i solli fitoren Zvicrës, përmes një postimi në Instagram, e ka uruar skuadrën gjilanase.

-Advertisement-

Shaqa, i cili ka lindur në Zhegër të Gjilanit, në faqen zyrtare të FC Dritës në Instagram, ka shkruar: “Shumë suksese djemaa. Ju përshëndes nga Russia”.

Postimin e plotë të Xherdan Shaqirit mund ta shikoni më poshtë, i cili më pas është vërshuar nga komentet e shumta të njerëzve të ndryshëm, të cilët përpos urimeve për klubin e FC Dritës, kanë uruar edhe Shaqirin për paraqitjen e tij kundër Serbisë dhe në përgjithësi në Botërorin e Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera