Lajme

Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 19 May 2024

Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese është Drafti Evropian, e ka komentuar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Unë nuk mund të flas me sikur, autoritetet e Kosovës janë autoritete që mund të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme. Nuk më takon mua të bëj komentatorin apo analistin e gjërave që ndodhin në Kosovë. Por unë di një gjë edhe me koston që ushtria online e Kosovës më sulmon si tradhtar dhe nuk më intereson se po të ishin të gjithë tradhtar si puna ime, sot Kosova do të ishte në Këshillin e Evropës”.

Ai thotë se strategjinë e negociatave me Serbinë do ta kishte zgjedhë ndryshe.

-Advertisement-

Kosova nuk e ka me Serbinë dialogun. Këtë ua kam thënë të gjithë udhëheqësve tuaj. Kosova e ka dialogun me BE-në. Kosova nuk e ka objektivë të integrohet në BE, Kosova e ka objektiv të bashkohet me BE dhe të bëhet anëtar i familjes së Perëndimit duke pasë parasysh që Lindja është Rusia”, tha ai për Nacionale.

Më poshtë pjesë nga intervista e tij:

Çka duhet të bëj Kosova, duhet të bëj pjesën e vet nga A deri në Zh, pa pyet fare se cka duhet të bëj Serbia, ajo që i kërkohet Kosovës është në të mirën e Kosovës.

Kosova e ka fitu luftë, e ka ni luftë tjetër tani, e ka luftën për të konfirmuar subjektivitein e vet ndërkombëtar.

Dhe, atëherë dihet kush janë detyrimet. Unë nëse do të isha përcaktuar strategjinë dhe taktikën e negociatave do të kisha përmbushur gjithë pjesën që më takon dhe do thosha ne e bëmë tonën.

Shko tani merruni me ata tjerët atje.

Duke e bërë të kundërtën, Kosova e ka lidhur fatin e vetë me Serbinë, kjo mund të jetë taktikë e mirë për elektoratin brenda, por nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk është produktive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera