Xhavit Haliti thotë se PAN i ka votat e nevojshme për formimin e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 19 July 2017
Koalicioni i përbërë nga PDK-AAK e Nisma i ka votat e nevojshme për formimin e Qeverisë, ka thënë anëtari i kryesisë se PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti ka thënë se aktualisht koalicioni i ka 61 vota aq edhe sa janë të domosdoshme për votimin e mandatarit për postin e kryeministrit.
“Sa për të formuar qeverinë nuk është problem i madh. Janë disa çështje tjera qe kanë të bëjnë pas krijimit të qeverisë se si do të funksionoj. Do të ishte më mirë qe të ketë një numër më të madh edhe mbështetësish edhe partive të koalicionit. Por, sidoqoftë sipas deklaratave të ngarkuarve për të komunikuar qoftë në PDK qoftë apo edhe nga deklarimet e kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj koalicioni i ka 61 vota aktualisht”, ka thënë Haliti për ‘Indeksonline’.
Zyrtari i lartë i PDK-së ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes se AKR-së në koalicionin PAN.
“Kjo është çështje e qëndrimit politik qe do ta ketë koalicioni ynë dhe Pacolli. Ai është në koalicion me LDK-në. Brenda koalicionit PAN askush nuk është deklaruar kundër përfshirjes se Pacollit. Nuk kam asgjë kundër”, ka shtuar ai.
Ish nënkryetari i Kuvendit në legjislaturën e kaluar e ka komentuar edhe ftesën e presidentit Thaçi për takim konsultativ me partitë politike.
Presidenti, sipas tij, po e kryen detyrën e vet.
“Është obligim kushtetues me i taku partitë, por edhe deputetët të cilat i kanë marrë votat e qytetarëve e kanë për detyre me konstitu Kuvendin edhe me e votu qeverinë”, ka përfunduar Haliti.
Tashmë janë bërë më shumë se 10 ditë nga certifikimi i rezultatit zgjedhor. Partitë politike janë në pritje të thirrjes se seancës për konstituimin e Kuvendit./Indeksonline/
Të tjera
-
Një vit nga betimi i kryetarëve shqiptarë në veri, vlerësime të kundërta për rolin e tyre
Sot janë bërë 1 vit që kur kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Z...
-
Fillon montimi i parkingut te biçikletave publike, kryetari Rama tregon se kur janë gati
Ka kohë që është paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë praktika e të pë...
-
Agjencia France Presse: Në Kosovë ka rënie të popullësisë nga 1.8 në 1.5 milionë banorë
Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popu...
-
Gërvalla fton për aplikim diplomatët e rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 m...
-
“Frika nga gjakdẹrdhja” – Si ka negociuar KFOR-i tërheqjen e tẹrroristëve nga Banjska?
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, e cila ka mision parand...
-
Aksidẹnt në Durrës, lëndohẹn tetë persona – një grua në gjendje të rëndë
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Plepa të Durrësit, ku si pasojë kanë...
-
Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet
Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Me...
-
Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore rrëzohet në Britani të Madhe, vdẹs piloti
Një avion luftarak i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Spitfire, u rrëzua në ...
-
Mësohen shkaqet e rrëzimit të avionit në Kroaci
Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor HGSS ka dalë me detaje dhe foto nga rrëzimi ...
-
Një i vdẹkur e katër të plagosụr nga rrëzimi i avionit në Kroaci
Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzi...
-
Uashingtoni “shumë i shqetësuar”për stërvitjet kineze në Ngushticën e Tajvanit
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë “t...
-
“The New York Times”: Richard Grenell i propozoi Presidentit Trump që ta vizitojë Hashim Thaçin në Hagë
E përditshmja amerikane, “The New York Times”, ka publikuar një artikull të g...