Xhaka nga Katari: Dua t’i bëj krenarë gjithë shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus
23:00 | 19 November 2022
Futbollisti Kosovar, Granit Xhaka, do të marrë pjesë në Botërorin 2022, ku do të përfaqësojë Zvicrën.
DErisa në njërën prej ndeshjeve më speciale në karrierën e tij, atë ndaj Serbisë, golin e rëndësisë së madhe, e kishte festuar duke e formuar shqiponjën dykrenore.
Granit Xhaka kishte dëshmuar në “Botërorin e vitit 2018” se në asnjë moment nuk e harron prejardhjen e tij.
E me krenarinë e origjinës së tij shqiptare nga Kosova, Granit Xhaka ka shkuar edhe në Katar, ku të dielën do të fillojë ngjarja më e madhe e futbollit në planet.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë arritur të kualifikohen as në këtë Kampionat Botëror.
Por, në Katar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari duke luajtur për Kombëtaren e Zvicrës sadopak synojnë t’i përfaqësojnë edhe bashkëkombësit e tyre shqiptarë.
T7 ka realizuar një intervistë me Xhakën, i cili madje në këtë Botëror do të jetë lider i Kombëtares së Zvicrës.
E, përmes kësaj interviste, mesfushori 30-vjeç u ka quar mesazh tifozëve shqiptarë, të cilët i siguroi se do të përpiqet t’i bëjë sërish krenarë.
“Me të vërtet jam krenar që marr pjesë për të tretën herë në Kampionatin Botëror. Do të përpiqem që me lojën time t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët ngado që janë dhe mesazhi im është që çdo shqiptar të ndihet krenar me mua”, ka deklaruar Xhaka.
Ylli shqiptar i Arsenalit ka shpreh dëshirën e tij që sa më shpejt t’i shohë në një Botëror edhe dy shtetet shqiptare.
“Dashtë Zoti që në Kampionatin e ardhshëm Botëror të jenë edhe Kosova e Shqipëria”, ka theksuar ai.
Në Botëror Xhaka ka shkuar me një formë të hatashme që po e kalon në këtë sezon në njërën prej ligave më të forta në botë, në Premierligë. Ylli i Arsenalit shpreson që nga forma e tij në Katar të përfitojë Zvicra, e cila ia ka besuar shiritin e kapitenit.
“Shpresoj që edhe në Botëror të bëjë paraqitje të shkëlqyeshme dhe do të angazhohem shumë për këtë. Për mua sikurse për çdo futbollist tjetër është realizim i një ëndrre pjesëmarrja në tri Kampionate Botërore. Unë e kam fatin që të marrë pjesë në Botërorin e tretë si lojtar dhe si kapiten i Zvicrës. Si kapiten i Zvicrës besoj se do ta kryej me nderë, përgjegjësi dhe respekt detyrën e kapitenit dhe do t’i qëndroj me përgjegjësi Kombëtares së Zvicrës”, tha Xhaka.
Zvicra do ta nis aventurën në këtë Botëror në një grup mjaft të vështirë. Helvetikët do ta kenë për kundërshtar edhe njërin prej favoritëve kryesor të këtij Botërori, Brazilin. Në grup me Zvicrën janë Kameruni e Serbia, e cila ka kujtime të hidhura në raport me Zvicrën, nga e cila ishte eliminuar në Botërorin e fundit të mbajtur në Rusi pikërisht me golat e dyshes shqiptare, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.
“Po, është një grup i fortë. Por, unë besoj se ne do t’ia dalim ta kalojmë grupin pasi e kemi një Kombëtare të fortë dhe stabile. Të gjithë lojtarët e ftuar nga trajneri jonë janë në formë të mirë, andaj jam optimist”, ka thënë Xhaka.
Derisa Shaqiri do ta shijojë Botërorin e katërt me Zvicrën dhe Xhaka të tretin, për Ardon Jasharin “Katari 2022” do të jetë eksperienca e parë. Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kumanova u ftua befasisht në Botëror në moshën 20-vjeç.

T� tjera
-
Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në vle...
-
Alarm për dronë në aeroportin e Xhenovas në Itali, mbyllet për dy orë
Një alarm për dron u lëshua në Aeroportin e Xhenovës mbrëmjen e djeshme, duke...
-
Erërat e forta përfshinë Kosovën mbrëmë, këto janë komunat më të prekura nga dëmet dhe ndërprerjet e rrymës
Erërat e fuqishme që përfshinë Kosovën gjatë mbrëmjes së së enjtes shkaktuan ...
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...



































