Lajme

Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 19 November 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë (ISF) 2026, të udhëhequr nga Yll Bajraktari, i cili përbëhet nga liderë të rinj dhe përfaqësues nga rreth 40 vende të botës, njofton presidenca.

Presidentja Shiroka Pula theksoi “se pasuria më e madhe e Kosovës është rinia”.

Ajo veçoi se Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë dhe se të rinjtë e saj janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja, veçanërisht anglishten, dhe kanë shkathtësi për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare.

-Advertisement-

Ajo ritheksoi synimin e Kosovës për të qenë pjesë aktive e këtij transformimi, jo vetëm si përdoruese, por edhe si kontribuuese në zhvillimin teknologjik. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi rëndësinë e dijes, inovacionit dhe partneritetit ndërkombëtar për forcimin e ekonomisë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy