Lajme

Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 19 November 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka thënë se pas ngritjes së çështjes për Ligjin për Fertilitet në Kuvend është akuzuar për përdorim të gjuhës joparlamentare, ndonëse, sipas tij, ai vetëm ka ngritur pyetje lidhur me përmbajtjen e ligjit.“Me gjasë kryeministri nuk i ka lexuar ligjet, të cilat i ka sjellë përmes Arben Vitisë në Kuvend”, është shprehur Rrahmani.

Ai ka theksuar se pyetjet e tij kanë qenë të përqendruara vetëm te Ligji për Fertilizimin dhe jo te çështjet e tjera, si shtesat apo temat e ngjashme.“Pyetja ime është: Pse po lejoni që në Ligjin për Fertilizim vajzat 18-vjeçare të kenë të drejtën e sterilizimit në mënyrë vullnetare, pa komision vlerësues, pa asnjë gjë?”, ka deklaruar ai.

Për të mbështetur deklaratën e tij, deputeti ka publikuar gjatë emisionit edhe tekstin e ligjit, konkretisht nenin 8, pikën 7.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy